Syces Picot, themilimi i rendit nga Davutoglu dhe ISIS-i

  • None
nga Alptekin Dursunoğlu | Publikuar në Gus. 29, 2014, mesnatë

Davutoglu i njohur për planet e tij të cilat lindin rezultate të kundërta me qëllimet, me rendin regjional që e planifikoi nuk arriti t'i largojë fshehtësitë njësoj sikurse në EU; mirëpo aleati i tij arab ishte pjesëmarrës kryesor në forcimin e ISIS-it aq sa ai ta largonte kufirin Irak-Siri.

 

Zhvillimet që u përjetuan pas marrjes së Mosulit nga ISIS-i dhe shpalljes së Shtetit Islam, marrëveshja Syces Picot e cila përcakëtoi hartën politike të 100 viteve të fundit të regjionit lexohet si përfundim i funksionalitetit të saj ose rifreskim rishtazi. 

 

Tezat se Syces Picot është duke u rifreskuar me mendimin se e ka humbur funksionalitetin, tani edhe meqë duken si paralele në fakt këto reflektojnëdy mënyra të kundërta të leximit dhe qëndrimit politik të lidhur me Pranverën arabe.

 

 Sipas së parës nga këto dy teza që e ndërlidhin drejtpërdrejtë Syces Picot-in me pranverën arabe rregulli regjional qindvjeqar i cili bazohej në ndarjen e përfitimeve të të huajve e kishte përfunduar jetën natyrale.

 

Përjetimet në regjion që nga 2011, nuk ishin asgjë tjetër përveqë se Copëtimit të Syces Picot-it dhe Copëtimit të dy poleve statike të luftës së ftohtë.[1]

 

Kryengritjet arabe ishin një rezultat i kërkesave për themelimin e një rendi tëri regjional të popujve të regjionit me vullnetin e tyre. Natyrisht të mosqenit pjesë e këtij procesi të ndryshimit ishte Mosgjetja e një vendi të drejtë vetes në rrjedhën historike.[2]

 

Gjersa teza e atyre që mbrojnë se Syces Picot-i është duke u rifreskuar me Pranverën arabe është kështu: 

1. Ato që po ndodhin në regjion janë të ndërlidhura me dizajnin e ri të regjionit nga fuqitë e jashtme dhe në fakt bëhet fjalë për një SYCES PICOT të Ri.

2. Në Syces Picot-in e Ri Turqia është duke marrë pjesë pranë fuqive perëndimore; arabët janë kundër rivendosjes në regjion të zotërimit osman përmes Turqisë së re. Turqia nuk është lidere, të qenit ashtu është duke u kundërshtuar nga arabët. [3]

 

Importimi i projektit të EU-së në regjion me kryengritjet arabe

 

Zhvillimet që u përjetuan që nga dhjetori i vitit 2010 të nisura në Tunizi e deri në themelimin e Shtetit të Hilafetit në qershor të vitit 2014 në Irak dhe Siri, janë të ndërlidhura me njëra tjetrën drejtpërdrejtë apo në mënyrë indirekte me lidhje shkak-pasojë. 

 

Të gjitha këto zhvillime nëse lexohen të ndërlidhura me Syces Picot-in edhe meqë lindin përfundime qëna nxjerrin të drejtë në tezën e dytë, shihet se në të gjitha këto kanë ndikim vendimet politike të bazuar në tezën e parë.

 

Ministri i punëve të jashtme Ahmet Davutoglu duke hedhur fjalë për Syces Picot-in e sqaron vizionin zyrtar të politikës regjionale të përcakëtuar sipas tezës së parë kështu:

Jemi ndjekës të një qëndrimi që i tregon respekt kufijve, që ata kufinj si kufinj të ligjshëm ndërkombëtar nuk mendon në asnjë mënyrë t'i ndryshojë ose t'i copëtojë mirëpo njësoj sikurse nëEuropë duke i bërë të pakuptueshëm t'i bashkojë popujt e lindjes së mesme. Vetëm kështu mund të sigurohet paqja në lindjen e mesme.[4]

 

Shkurtazi roli Themelues rendi[5] i Turqisë parashikonte që ta shpëtonte regjionin nga rendi Syces Picot që e impononin europianët dhe në vend të tij ta themelonte një rend të ri të bazuar në përvojën e Bashkimit Europian dhe sipas Davutoglu-së kjo ishte një nevojë në këndvështrimin e udhëheqjes së atij procesi brenda rrjedhës historike duke ardhur në pozicionin e akterit të rrjedhës historike[6].

 

Nga ndërmjetësuesi në themelues rendi

 

Turqia në periudhën kur ishte valide sllogani Zero probleme me fqinjët e zotëronte një rol ndërmjetësuesi që i takonte nevojat e regjionit me kërkesat e jashtme.

 

Turqia, duke u bërë nikoqire e pjesëmarrjes së sunive të penduar të Irakut në procesin politik më 30 janar 2005 dhe bashkëbisedimeve indirekte ndërmjet Izraelit dhe Sirisë dhe ndërhyrjeve për bindjen e Iranit për shkëmbimin e prodhimeve nukleare kishte fituar besimin e edhe të regjionit që kishte nevojë edhe të kërkesave të jashtme.

 

Mirëpo Turqia, rolin e saj ndërmjetësues që i jipte besim të gjitha palëve që nga 2011 filloi ta shëndrrojë në rol Themelues rendi.

 

Deklaratat e Davutoglu-së tregojnë se ndryshimi i politikave të jashtme të Turqisë bazohet në këto arsye:

1- Leximi i kryengritjeve arabe të ndërlidhura me Syces Picot-in: Me këtë mënyrë leximi u parashikua se ndryshimi i udhëheqjeve në shtetet në të cilat përjetohej kryengritja natyrisht do ta ndryshonte edhe rendin regjional.

2- Dizajnimi i rendit regjional: Me Kryengritjet arabe parashikohej një rend regjional të distancuar nga perëndimi që do të ia humbte kuptimin kufinjëve aktual dhe do ta forconte integrimin.

3- Motivimi për neo-otomanizmin dhe lidershipizmin: U parashikua se Turqia e zotëron një lidership natyral edhe me perëndimin edhe me regjionin e vet. Roli Themelues rendi i Turqisë në regjion që shihej nga gjeografia historike e Perandorisë Osmane u kufizua si nevojshmëri historike dhe gjeografike.

 

Për ta themeluar Rendin EU në regjion të qenit aleat me Gjirin

 

Njëri ndër faktorët kryesor që e nxiti Turqinë në rolin Themelues rendi ishte qeveria Obama që u tërhoq nga Iraku dhe ia hapi një hapësirë të gjerë iniciative aleatëve të saj në çështjet e regjionit.

 

Gjendja specifike e Izraelit, të qenit e Egjiptit përgjegjës për Pranverën arabe dhe ndërtimi Konservator për çfarëdo ndryshimi i Arabisë Saudite, kishte krijuar raste të pa krahasueshme për Turqinë dhe Katarin si aletatë regjional të SHBA-ve.

 

Brenda kornizave të rolit Themelues rendi të Turqisë Aleanca strategjike me Katarin e cila kishte qëllime dhe lidhje të ngjashme regjionale bazohej në këtë argument: Shoqëria më e organizuar në shtetet regjionale në të cilat zotërojnë diktaturat, janë xhemati Ihvani (Vëllezërit Muslimanë). Për këtë arsye edhe në të gjitha zgjedhjet që do të bëhen mbas regjimeve do t'i fitojë Ihvani.

 

Zgjedhjet e Tunizisë dhe Egjiptit treguan se ky argument nuk është pa themel; mirëpo me rrëzimin e qeverisë së Mursit më 3 korrik 2013 u pa se sa gjëra të ndryshme janë të qenit zotërues të përkrahjes shoqërore të marrjes së pushtetit me të qenit zotërues të mendjes dhe vizionit politik që do ta siguronte vazhdimësinë e pushtetit.

 

Edhe meqë gozhda e fundit tabutit të rolit Themelues rendi të Turqisë dhe Katarit iu vu më 3 korrik, së bashku me këtë rol u përjetuan zhvillime që e burgosën tërë regjionin në një sëmundje të dhimbshme për shkak të Sirisë.

 

Gjer më 8 gusht 2011 Turqia, Katari i cili që nga nëntori 2011 deri më 4 janar 2012 u bë president i Ligës Arabe, gjersa më 4 janar Europa dhe Liga Arabe punuan për një revolucion në Siri të bazuar në modelin sipas rendit të Egjiptit, Tunizisë, Jemenit dhe Libisë.

 

Grupi i Miqëvë i cili u themeluan në shkurt 2012 kur nuk arriti ta prodhonte modelin e ndërhyrjes së Bush-it në Irak për Sirinë, më 18 korrik 2012 me inspirimin dhe përkrahjen e Turqisë, Katarit dhe Arabisë Saudite dhe udhëheqjen e SHBA-ve filloi lufta për përfaqësim.

 

Nga Themelues rendi në Prishës rendi

 

Lufta e përfaqësimit në Siri e cila në botë në një formë krijoi një balanc lufte të ftohtë, për shkak të mossukseseve udhëheqëse nuk mbeti vetën në t’i dhënë fund rolit Themelues rendi të Turqisë, ishte shkaktare edhe e daljes nga loja së bashku me Katarin.

 

Edhe meqë akuzohet për zjarrvënie ish-shefi i inteligjences Saudite Bender bin Sulltan i cili që nga nëntori i vitit 2012 e mori dosjen siriane nga Turqia dhe Katari në fakt shihet se ndikim ka roli prishës rendi i Grupit të Miqëve. 

 

Strategjia Regjioni i shpëtuar i cili përkrahet që nga viti 2012 në Siri në emër të themelimit te rendit të ri regjional, më filloi ti jape frytet edhe në Irak dhe Liban, gjersa edhe në Libi.

 

Në regjion më nuk bëhet fjalë nga shtetet dhe armatat qendrore, por nga udhëheqjet e dobëta dhe jostabile politike të cilat e kanë humbur kontrollin e një pjese të shtetit dhe nga forcat e armatosura zyrtare të cilat mundohen t'i mbrojnë vendet e kontrolluara me përkrahje militare. 

 

Turqia e cila me kufirin e saj 900 km e jep përkrahjen më të fortë luftës së përfaqësimit në Siri, politikën irakiane, e përcakëton sipas një perspektive që i sheh regjionet kurde dhe sunite si Elemente rëndese balancuese të qeverisë qendrore.

 

Duke e dobësuar lidhjen e anasjelltë ndërmjet Erbilit dhe Bagdadit është duke e nxitur regjionin e Kurdistanit për pavarësi, aleatët e saj suni në Irak për themelimin e një regjioni federal suni.

 

Ministri i Punëve të Jashtme Davutoglu, duke potencuar ISIS-in që lufton me grupet e armatosura në Siri të cilin e përkrahë dhe është në luftë me qeverisjen siriane e definon ISIS-in në Irak si reaksion i sunive që rrjedhë nga euforia e përjashtimit.

 

Përfundimet e Rendit të Davutoglu-së

 

Në këto deklarata ndaj ISIS-it mund të gjendet një shqetësim i një ministri të punëve të jashtme i cili personelin e konsulatës në Mosul ia ka lënë peng ISIS-it.

 

Mirëpo edhe meqë dihet se nga viti 2005 në Irak gjenden qeveritë e koalicionit kombëtar, presidenti dhe zv. kryeminstri dhe kryetari i parlamentit janë suni, Davutoglu i cili e cekë se ISIS-i e merr forcën nga përjashtimi i sunive nga politika e shpalosë haptazi perspektivën e tij lidhur me politikën e regjionit.

 

Kjo perspektivë që kuptohet se e ka marrë parasysh ta vëj në zjarr tërë Sirinë për ta rrëzuar Bashar al-Assad-in, që ta copëtoj Irakun që të mos bëhet rishtazi kryeministër Malikiu ka potencial qëta bëjë Shtetin e Hilafetit të ISIS-it fqinjë me Turqinëjo vetëm në Siri por edhe në Irak.

 

Gjendja është më serioze për aleatët irakian kurd dhe shiit të Davutoglu-së. Në fakt Usame Nugjejfi i cili doli në rrugë kundër qeverisë qendrore për ta fituar regjionin federal suni, është i zënë duke formuar grupe të armatosura për t'i rimarrë qytetet qëia ka marrë Shteti i Hilafetit ISIS. 

 

Gjersa Mesud Barzani i cili ëndërron ta shpallë pavarësinë në regjionet diskutabile nga të cilat është tërhjekur ushtria irakiane duke dërguar rebelë, regjionin e Kurdistanit të cilin që nga viti 2005 e ka mbajtur larg konflikteve shii-sunite brenda një gavanozi e solli në frontin kryesor të luftës.

 

Davutoglu i cili deklaroi se në çështjen e Sirisë janë duke e ndjekur një plan strategjik të përbëre nga katër etapa, dy etapat e para të planit i kishte bazuar në qëllimin e Parandalimin e derdhjes së gjakut dhe ndërhyrjes së jashtme; mirëpo më pas u bë pala që e përkrahte më së shumti luftën dhe ndërhyrjen e jashtme në Siri.

 

Davutoglu i njohur për planet e tij të cilat lindin rezultate të kundërta me qëllimet, me rendin regjional që e planifikoi nuk arriti t'i largojë fshehtësitë njësoj sikurse në EU; mirëpo aleati i tij arab ishte pjesëmarrës kryesor në forcimin e ISIS-it aq sa ai ta largonte kufirin Irak-Siri.