Në Irak qëllimi për “Revolucionin sunit” fat për “Shtetin Islam”

  • None
nga Alptekin Dursunoğlu | Publikuar në Gus. 15, 2014, mesnatë

Sunitë irakian janë duke e shpaguar çmimin e përzgjedhjeve të gabuara të liderëve të tyre që mundohen t`i arrijnë qëllimet politike me mjete apolitike.

Njëri ndër liderët suni me ndikim në Irak Usame Nuxhejfi, më 1 gusht deklaroi se e formoi një grup të armatosur për ta shpëtuar Mosulin nga ISIS-i. Kjo deklaratë e reflekton mossuksesin në planin e operacionit që kuptohet se është dizajnuar me besimin e ndjerë në përvojën e vitit 2006.

Ky plan që ka për qëllim që të mos e zgjedhë kryeministër sërish Malikiun që ka dalë me fitore nga zgjedhjet e 30 prillit dhe themelimin e regjionit federal suni në Ebar, Neyneva dhe Selahaddin, filloi të aplikohetnë muajin qershor nga një koalicion i grupeve të armatosura ndër të cilat është edhe ISIS. Mirëpo dalja nga kontrolli shtetëror i qyteteve të Neyneva-së dhe Selahaddin-it brenda 24 orëvë nuk mundi t`i krijojë kushtet as për rizgjedhjen e Malikiut për kryeministër as për krijimin e regjionit federal suni.

Deklarata e Nuxhejfi-së tregon se nuk eshohin ndonjë rrugë tjetër, nga gabimi në planifikim i bërë nga liderët suni irakian për tejkalimin e përfundimeve negative përveq ripërsëritjes së përvojës së “Këshillave të Rizgjimit” të vitit 2006.

“Këshillat e Rizgjimit” në atë kohë ishte emër i përgjithshëm i grupeve militare sunite të themeluara për luftim me organizatën që e përdorte emrin “Shteti Islam i Irakut” (ISIS-i i sotëm) dhe në fakt kishte dalur në shesh si përfundim i gabimit politik të bërë nga liderët suni.

Rizgjimi për kompensimin e gabimeve politike

Grupet sunite procesin politik të filluar më 30 janar 2005 nuk e lexuan si proces i rithemelimit të shtetit në të gjitha institucionet, por si marrje në dorë e pushtetit përmes zgjedhjeve nga shiitët të cilët përbëjnë 60% të popullsisë.

Me këtë këndvështrim i bojkotuan zgjedhjet dhe procesin politik provuan ta ndalin me luftë të armatosur të cilën e emërtuan “Rezistencë sunite”. Qëndrimi i liderëve sunit për bojkot dhe luftë të armatosur ishte shkaktar i forcimit të Al-Kaida-së me të cilën bashkëpunonin në atë masë sa ta shpallte “Shtetin Islam të Irakut”,  të mbeten politikisht të vetmuar vetë. Grupet sunite gabimin e qëndrimit të tyre për rezistencë të armatosur dhe bojkot që i largoi ata nga pjesëmarrja në shtet për t`i bërë institucionet, vetën e tyre e kuptuan 11 muaj më vonë. Më 15 dhjetor 2005 iu bashkangjitën procesit politik dhe themeluan “Këshillat e Rizgjimit” për ta luftuar Shtetin Islam të Irakut me të cilin bashkëpunuan deri atëherë. Vendimi i sunive për t`iu bashkuar procesit politik dhe luftës kundër terrorizmit lindi këto përfundime pozitive edhe për veten e tyre edhe për Irakun në përgjithësi:

1 –Sunitët irakian me bashkangjitjen procesit politik e treguan peshën e tyre që zotëruan edhe meqë ishin pakicë në parlament, gjersa edhe për përcakëtimin e kryeministrit me largimin e Ibrahim Xhaferit nga kryeministria.

2 – Që nga 15 dhjetori 2005 në qeveritë e themeluara me koncensus në Irak sunitët u përfaqësuan në kabinet në raport me numrin e ulëseve në parlament. Përveq zëvendësve të presidentit dhe të kryeministrit, kryetarit të parlamentit ata zotëruan edhe ministri kyqe si ajo e mbrojtjes (Sadun Duleymi, Abdulkadir Kasim, Ubejdi) dhe ekonomisë (Rafi el-Isavi).

3 – Sunitë i fituan udhëheqjet lokale në regjionet në të cilat ishin shumicë, u shndërruan në aktorë ekuilibrues në kuvendet e komunave në regjionet diskutabile.

4 – Përmes Këshillave të Rizgjimit më 2006 iu bashkangjitën luftës kundër terrorizmit dhe më 2009 siguruan shpartallimin e tërësishëm të organizatës me emrin Shteti Islam i Irakut.

Këshillat e Rizgjimit ishin rezultat i mundit për kompensim të gabimit të vendimit për luftë të armatosur dhe bojkot politik të 30 janarit 2005.

Brigadat e Musulit tëthemeluar nga Usame Nuxhejfi për ta luftuar ISIS-in shihet se janë për kompensim të planit të pasuksesshëm për parandalimin e kryeministrisë së Malikiut dhe qëllimin e themelimit të regjionit federal sunit.

Entuziazmi për regjionin gjysmë të pavarur sunit

Në zgjedhjet e 7 marsit 2010 u pa se sunitë irakian kanë për qëllim të bëhën shumicë përcaktuesë në pushtet me manovra koalicioni duke mos hyrë në procesin politik për tu përfaqësuar në qeverinë qendrore me pranimin e realitetit të popullsisë 18-she.

Në zgjedhjet në të cilat shiitë hynë me dy lista të ndryshme, sunitë që hynë me një listë të përbashkët nën çatinë e El Irakiye të udhëhequr nga Iyad Alavi me përkrahjen e aleatëve të jashtëm me në krye Turqinë, edhe meqë i fituan zgjedhjet me një ulëse dallim nuk arritën ta themelojnë qeverinë. Bindja e grupeve shiite për qeveri koalicioni nga Irani, që hynë në zgjedhje me lista të ndryshme përfundoi me themelimin e qeverisë së konsesnusit të dytë kombëtar nën kryeministrinë e Malikiut. Kjo, që i bëri sunitë t`i humbin shpresat që të jenë përcakëtues në qeverinë qendrore i orientoi ata në idenë e themelimit të një udhëheqjejegjysëm të pavarur regjionale njësoj sikurse regjioni i Kurdistanit. Sunitë të cilët më 2007 ishin rreptësisht kundër themelimit të regjionit federal që nga 2011 me hapat që i morën drejt themelimit të regjionit federal sunit në El-Enbar, Neyneva dhe Selahaddin gjetën përkrahje për arsye të ndryshme nga shtresa të shumëta.

Kush e kërkon ndarjen?

Pas mossukssesit në zgjedhjet e vitit 2010 Turqia e cila politikën irakiane e themeloi mbi dobësimin e lidhjes së ndërsjellë ndërmjet Erbilit dhe Bagdadit mbase “I pa kurdët dhe sunitë si një balanc kundërshtues kundër qeverisë qendrore të Irakut” e përkrahi këtë.

Arabia Saudite me mendimin e thyerjes së ndikimit të Iranit, me arsyetimin se mbase edhe regjioni i Kurdistanit do ta shpejtonte procesin e pavarësimit; me strategjinë e njohur ambientaliste e përkrahu në mënyrë indirekte Izraelin qëështë për pavarësinë e Kurdistanit.

Këtij rasti që do ta konkretizonte ndarjen mentale në Irak ishin kundër, nga regjioni Irani, disa ashirete sunite brenda Irakut dhe qeveria qendrore nën udhëheqjen e Malikiut.

Nëse do t`i humbte zgjedhjet Malikiu nuk do të binte Mosuli

Dalja e Malikiut me fitore nga zgjedhjet e 30 prillit dhe afrimi në numrin e ulëseve me të cilat do të mund të mirrte votëbesim pa pasur nevojë për grupet tjera, ishte bërë shenjë e hapur se regjioni federal suni nuk do të mund të formohej me ndryshim të kryeministrit.

Dalja rishtazi e aty për atyshme në shesh e organizatave sikurse “Brigadat e revolucionit të 1920”, “Ushtria Islame”, “Nakshibenditë” etj, emrin e të cilave e kemi dëgjuar në periudhën e bojkotit dhe rezistencës së armatosur të sunive më 2005, e përkrah tezën “Nëse do t`i humbte zgjedhjet Malikiu nuk do të binte Mosuli”.

Sipas kësaj teze sunitë të cilët përkrahin federalizmin gjysëm të pavarur, i përgaditën kushtet e daljes së qyteteve sunite nga kontrolli i shtetit.

Në këtë plan njësoj sikurse në vitin 2006 në të cilin Ibrahim Xhaferiu u largua nga kryeministria që do të përfundonte me humbjen e kryeministrisë nga Malikiu me gjithë fitimin e zgjedhjeve, lënia e pjesës së operacioneve ushtarake ISIS-it, rrjedh nga besimi i ndjerë në përvojën e Këshillave të Rizgjimit të vitit 2006.

Qëllimi për regjionin federal suni, fati për shtetin e hilafetit

Dalja nga kontrolli shtetëror i qyteteve Neyneva dhe Selahaddin përshëndetja si “Revolucion popullor sunit” se thuase nuk egziston aspak faktori ISIS, reflekton perspektivën e planit dhe vetëbesimin që e zotëron ajo.

Ndër përshëndetësit me të qenit në krye të Tarik Hashimiut dhe Jusuf el Kardavit jep ide rreth aleatëve regjional të planit.

Gjersa lënia peng para sysh e personelit të konsullatës në Mosul ISIS-it nga Turqia e tregon jo vetëm besimin që e ndjen ndaj aleatëve suni me të cilët është në koordinim, në të njëjtën kohë edhe rolin e saj në këtë plan.

Pas çlirimi të qyteteve sunite duke u lënë mbas sysh faktorin sirian, plani që mbështetet në parashikimin se ISIS-i mund të shpërndahet lehtë si në vitin 2006 kuptohet se lindi rezultate kontraverse në këto zhvillime:

1 – ISIS-i nuk pranoi t`i ndaj me aleatët udhëheqjet e qyteteve që dolën nga kontrolli i shtetit dhe shpalli hilafetin.

2 – Kariera politike e Usame Nuxhejfi-së mori një plagë të rëndë, i cili fajësohet me të qenit përgjegjës për humbjen e Mosulit. Selim Xhuburi u zgjodh kryetar parlamenti, akuzat për terror ndaj të cilit u hoqën me presionin e Malikiut.

3 – Për president u zgjodh Fuad Masumi i cili mendon më ndryshe se Mesud Barzani nëçështjet e pavarësisësë Kurdistanit dhe nenit 140 dhe i cili është politikani kurd më i afërt për kompromis me Malikiun.

4 – Ambienti i cili u formua më 2006 për Ibrahim Xhaferin nuk arriti të formohej për Malikiun. Malikiu përkrahjen nga i cili nuk e ka hequr Irani ende shihet si kandidati më i fortë për kryeministër.

5 – Si reflektoi në deklaratën e 1 gushtit të Usame Nuxhejfit dhe deklaratën e javës së kaluar të kryeministrit Maliki, grupet e armatosura që ishin në bashkëpunim me ISIS-in filluan të ndërronin radhë.

Përfundim

“Fitimi i Shtetit Islam” nga sunitë irakian duke e pasur për qëllim regjionin federal me cytjen nga aleatët regjional, shihet se është rezultat i analizave të kundërta për një pozitë në raport me numrin ndaj qëllimit politik.

Sunitë irakian janë duke e paguar çmimin e përzgjedhjeve të gabuara të liderëve të cilët mundohen t`i arrijnë qëllimet politike me mjete apolitike. Gabimi i përzgjedhjes së bojkotit politik dhe luftës së armatosur të vitit 2005, me gjithë vuajtjet, shkaktare e të cilave ishte, ishte kompenzuar me pjesëmarrje në procesin politik dhe luftën kundër terrorizmit.Gjersa e ardhmja e Revolucionit suni, i cili u referua me ndryshimin e qeverisë qendrore dhe themelimin e një regjioni federal gjysëm të pavarur në qershor të vitit 2014 është plotësisht e pa përcakëtuar. Sepse liderët e Revolucionit suni, më janë të detyruar të mirren jo vetëm me qeverinë qendrore të Irakut por edhe me “Shtetin Islam” i cili i ka marrë qytetet e tyre.



Burimi : Yakın Doğu Haber