Barcelona planifikon për Xhaminë e Madhe

  • None
Publikuar në Korrik 27, 2014, mesnatë

Stadiumi Monumental Historik për luftime të demave i mbyllur pas një ndalese në vitin 2010, së shpejti ka mundësi të bëhet Xhamia më e madhe në Evropë.

 

    Ajo, në të vërtetë, gjithashtu, do të jetë e treta në botë, pas atyre dy xhamive në dy qytetet e shenjta myslimane, të Mekës dhe Medinës.


    Emiri i Katarit ka treguar interes për blerjen e ish 'Plaza de Toros .

 

Sipas burimeve të cituara nga media, familja Balaña, e cila zotëron stadiumin për ringun e demave është në bisedime për shitjen e tij për blerësin Shejh Tamim bin Hamad, i cili është i gatshëm të investojë

2. 200.000.000 € për të shndërruar atë në një vend të madh të adhurimit, në një xhami, me hapësirë për lutje, namaz, për 40.000 besimtarë dhe me një minare 300 metra të lartë.


     Bisedimet, jo të konfirmuara ende, me familjen Katalone, e cila zotëron edhe disa kinema dhe teatro – kanë bërë një marrëveshje me komunitetin mysliman të Barcelonës, por, përveç marrëveshjes të bërë , duhet autorizimi nga këshilli i qytetit, që është e nevojshme.


    Aktualisht, një nga sheshet më të famshme,” Sheshi de Toros ” në Spanjë, së bashku me Las Ventas të Madridit dhe Maestranza Sevlle, sipas planit Monumental do të konvertohet në një xhami të madhe të financuar nga Katari.


     Burimet thonë se  kryesorët për bisedime janë  Movafach Kanfach, themelues i Barcelonës  Casa del Libro Arabe  dhe nga Federata Islame Katalonjës-së. Movafach Kanfach ka thënë për median se Barcelona ka një nevojë urgjente për një vend adhurimi për një xhami, sepse por rritet vazhdimisht Komunitetit Mysliman i qytetit.

 

     Përveç një faltore, xhami, ku mund të falen 40.000 besimtarë,  projekti ka kërkesë edhe për një qendër kërkimore-hulumtuese për  historinë e Andaluzisë, një shkollë Kur'anore për 300 studentë, një sallë konferencash dhe një muze të artit dhe historisë, si edhe shitore dhe restorante.


    Fakti që Katar Airways është sponsori aktual zyrtar i ekipit të futbollit të Barcelonës, ka të ngjarë të jetë një pikë në favor të saj. Megjithatë, e ardhmja e ish ringut të demave si një vend për lutje është hedhur në dyshim nga kryetari i Barcelonës, Xavier Trias, i cili tha se ai e është informuar për krejt këto nga mediat.

 

     '' Kjo është hera e parë që dëgjojmë për atë,'' citon agjensia e lajmeve EFE kryetarin e komunës të thoshte në ditët e fundit. Trias tha se oferta monetare Katarit ishte'''' e habitshme, por se ajo mund të refuzohet nga banorët e Barcelonës. Ndërsa duke thënë se do të ishte'' logjike që të ketë një xhami në qytet, ai nuk bëri komente mbi transformimin e mundshëm të stadiumit të ringut historik të demave.

 

   Në qoftë se ai mund të zgjedhë, tha ai,'' unë do të doja që Monumentali të bëhet muze i madh për fëmijë.'


   Barcelona e ka konsideruar transformimin e ringut të demave në një xhami në të kaluarën. Në fillim të vitit 2000, kryetari i bashkisë në atë kohë - Joan Clos – kishte një ide të ngjashme, por projekti u anulua pasi qyteti nuk arriti një marrëveshje me financuesit Sauditë.