Aleanca e përgjakshme saudito-izraelite

  • None
nga David Hearst | Publikuar në Korrik 23, 2014, mesnatë

Shumë gishtërinjtë janë të përzier në sulmet e ushtrisë izraelite në Gazë. Amerika nuk është jo e kënaqur që Hamasi merr goditje të tilla. Gjersa vinin pamjet e gjakderdhjes nëpër rrugët e Suxhaxhijes, John Kerry të dielën në emisionin e NBC-së ”Meet the Press” deklaroi se:” Izraeli ka të drejtë të mbrohet”, ndërsa ambasadori amerikan Dan Shapiro për lajmet e kanalit televiziv izraelit Channel 2 ka thënë që” Amerika do të përpiqet të ndihmojë forcat e moderuara të jenë më të forta në Gazë”, duke aluduar në qeverisjen palestineze të Mahmud Abasit.
 
      As Egjipti nuk është i kapluar në pikëllim. Ministri i tij i jashtëm Sameh Shoukry e mban Hamasin përgjegjës për viktimat civile, pasi që kanë refuzuar armëpushimin e propozuar. As kush nuk është i rëndësishëm për Netanjahun si aleat i tretë në këtë aleancë të gabuar, pasi që asnjeri veç e veç nuk mund të jap mbështetjen e cila i është e nevojshme për operacionin e tillë të ashpër ushtarak. Kjo nuk mund të vie nga prindi i cili shpreh shqetësim, por është i pafuqishëm si Amerika.  Kjo leje mund të vie vetëm nga vëllai Arab.
 
         Sulmi në Gazë vjen sipas urdhrit mbretëror saudit. Ky urdhër mbretëror nuk është kurrgjë më tepër vetëm se sekreti publik në Izrael, sikur ish zyrtarët e sigurisë po edhe të tanishëm flasin për ta të relaksuar. Ish ministri i mbrojtjes izraelit Shaul Mofaz ka befasuar moderatorin e kanalit televiziv Chanel 10, duke thënë se Izraeli duhet të kryejë rolin e Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për demilitarizimin e Hamasit. Në pyetjen e mëtejme se çka nënkupton me këtë, ka shtuar se mjetet financiare nga Saudia dhe Emiratet duhet të shfrytëzohen për rindërtimin e Gazës, pasi që Hamasi të bëhet i pafuqishëm dhe i mposhtur. Amos Gilad, njeriu kryesor për lidhje i sigurisë izraelite dhe Egjiptit të kohës së Mubarakut, tani drejtor i sektorit politik dhe ushtarak të Ministrisë së mbrojtjes së Izraelit, kohë më parë i ka treguar akademikut James Dorseyit:
“ Çdo gjë është nën tokë, sekrete, asgjë publike. Por bashkëpunimi ynë i sigurisë me Egjiptin dhe shtetet e Gjirit është unike. Kjo është periudha më e mirë e marrëdhënieve tona diplomatike dhe të sigurisë me arabët”. Festimi është reciprok. Mbreti Abdullah ka njoftuar se i ka telefonuar kryetarit Sisit të lejojë iniciativën egjiptase për ndërprerjen e zjarrit, fare pa i dërguar Hamasit. Mossadi dhe zyrtarët e shërbimit informativ saudit rregullisht takohen: të dyja anët janë këshilluar edhe kur është dashur të përmbyset ish kryetari egjiptian Mursi në Egjipt, si dhe bashkëpunojnë edhe në çështjen e Iranit, për përgatitjet e sulmit izraelit nëpërmjet hapësirës ajrore saudite kundër Iranit si dhe sabotimit të programit ekzistues nuklear iranian. Nga burimet e sigurta vijnë edhe pretendimet se shumicën e kampanjës izraelite kundër Iranit janë duke financuar sauditët arab. Pse Arabia Saudite dhe Izraeli janë aleatët aq të fortë në mes vete. Me dekada të dy vendet i ka kapluar ndjenja e njëjtë, frika. Reagimi i tyre ka qenë i ngjashëm. Të dyja shtetet kanë kuptuar se vetëm me invazion mund të sigurohen nga fqinjët e tyre(Libani dhe Jemeni), si dhe me financimin dhe përkrahjen e luftërave dhe grushtshteteve ushtarake( Siria, Egjipti, Libia). Ata kanë armiqtë e përbashkët apo edhe rival të përbashkët, Iranin, Turqinë, Katarin, Hamasin, Vëllezërit Mysliman. Por kanë edhe aleatët apo mbrojtësit e tyre të përbashkët establishmentin politik, industrial, ushtarak ameriko- britanez, mbrojtësit të fuqishëm të Fatahut  me rëndësi për Amerikën, Muhamed Dahlanit i cili njëherë veç ka provuar të merr kontrollin mbi Gazën, dhe i cili do të jetë i nevojshëm atyre prapë kur ju nevojitet tjetër herë. Por dallimi sot është në mes këtyre dy shteteve (Izraelit dhe Arabisë Saudite), për herë të parë ekziston koordinimi i hapur i tyre. Nipi i mbretit Abdullah, princ Turki ka qenë person publik i rivendosjes së marrëdhënieve miqësore në mes tyre, e cila për herë të parë është sinjalizuar me botimin saudit të librit të akademikut izraelit. Në maj të këtij viti princ Turki ka fluturuar në Bruksel në takim me gjeneralin Amos Yadlinin, ish shefin e shërbimit izraelit të cilin gjyqi turk e ka akuzuar për rolin e tij në sulmin e anijes Mavi Marmara. Mund të thuhet se nuk ekziston kurrgjë keqdashëse në dëshirën e princ Turkit për të tejkaluar tabut e vjetra, dhe se motivet e t’ia janë paqësore. Princi Turki është mbështetësi besnik i iniciativës paqësore të cilin e propozoi mbreti Abduallah. Iniciativa arabe për paqe, të cilin e kanë përkrah 22 shtete arabe, dhe 56 shtete islame, me të vërtet ka qenë bazë e mirë për paqe po të mos e injoronte Izraeli atë plotësisht para 12 vite. Princ Turki me emocion të madh ka fol për mundësit për paqe në një tekst të cilin e ka botuar gazeta izraelite Haaretz. Në të shkruante:
” Çfarë kënaqësie do të ishte sikur kisha mund të thirr jo vetëm Palestinezët, por edhe Izraelitët të më vizitojnë në Riad, ku mund të vizitojnë shtëpinë e paraardhësve të mi në Dir’ijah të cilët kanë  pësuar nga dora e Ibrahim Pashës, fati i njëjtë ka ndodh me Jerusalemin nga duart e Nabukoodonosit dhe Romakët”. Fjala është për mjetet, e jo për objektin i cili e zbulon çmimin e drejtë të kësaj aleance. Promovimi i iniciativës arabe për paqe i princit vjen me çmimin e braktisjes historike të mbështetjes të cilin mbretëria e ka dhënë rezistencës palestineze. Analisti i njohur saudit Xhamal Khashogi ka ardhur në përfundim kur me gjuhë të koordinuar ka fol për numër të madh të intelektualëve të cilët e sulmojnë idenë e rezistencës.
“Për fat të keq numri i intelektualëve të tillë këtu në Arabinë Saudite është më e madhe se mesatarja. Në rast se ky trend i tillë vazhdon, kjo do të shkatërrojë pretendimin e mbretërisë se ajo e mbështet dhe e mbron kauzën palestineze nga themeluesi i saj mbreti Abdyl-Aziz al Saud”.
 
         Në këtë moment, paqja do të ishte e mirëseardhur për të gjithë, jo vetëm Gazës. Mënyra me të cilin aleatët Izraelit, Arabia Saudite dhe Egjipti, dëshirojnë të arrijnë paqen, duke cyt Izraelin që të jap goditje shkatërruese Hamasit, sjell në pyetje se çfarë me të vërtet është duke ndodh. Babai i princit Turki, mbreti Fajsal bin Abdylazizi do të rrotullohet në varr prej dëshpërimit dhe mllefit kur të shihte se çfarë i nënshkruan djali i vet.
 
         Aleanca e Arabisë Saudite dhe Izraelit është sajuar në gjak, në gjakun palestinez të më shumë se 100 të vrarë e masakruar vetëm gjatë një dite, të dielën në Sugjagji të Gazës.
 
        Këtë shkrim fillimisht e ka botuar Huffington Post.

David Hearst

David Hearst është redaktor i portalit MiddleEast Eye. Më pare ka punuar si redaktor dhe ...