Problemi i tyre nuk është femra dhe shamia, por pavarësia e Iranit

Publikuar në Tet. 14, 2022, 9:10 p.m.

Në fjalimin e tij me rastin e një ceremonie ushtarake, Udhëheqësi Revolucionar iranian Ayatollah Khamenei dha mesazhe në lidhje me dhunën e fundit në vend.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, udhëheqësir revolucionar iranian Ayatollah Seyyed Ali Khamenei, në fjalimin e tij në ceremoninë e organizuar nga Shkolla e Oficerëve të Forcave të Armatosura, dha mesazhe në lidhje me protestat dhe aktet e dhunës të organizuara për vdekjen e një vajze të re të quajtur Mehsa Emini.

Ajatollah Khamenei u shpreh se në ngjarjet e fundit, është bërë padrejtësi ndaj forcave të policisë dhe institucioneve të sigurisë në vend dhe tha: “Sigurisht, populli iranian është shfaqur mjaft fuqishëm në këtë incident, ashtu si edhe  në të tjerët, dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen.”

Udhëheqësi i Revolucionit, Ajatollah Khamenei, tha: “Humbja e jetës së vajzës së re në këtë incident na dogji zemrat. Megjithatë, nuk ishte një reagim normal dhe i natyrshëm që, pa ndonjë hulumtim dhe pa asnjë provë përfundimtare, disa njerëz erdhën dhe i bënë rrugët të pasigurta, i vunë zjarrin Kuranit, u hoqën grave shamitë, dogjën xhamitë, Huseynijet dhe makinat e njerëzve.”

Duke deklaruar se kjo gjë ishte e planifikuar, Ajatollah Khamenei u shpreh: “Edhe sikur të mos kishte qenë çështja e kësaj vajze të re, do të kishin krijuar kaos me një justifikim tjetër deri në Mehr të këtij viti. E them sinqerisht se këto trazira dhe incidente sigurie janë projektuar nga Amerika dhe regjimi artificial sionist dhe ata që janë paguar prej tyre, ndëesa tradhtarët iranian jashtë i kanë ndihmuar. Disa njerëz reagojnë kur thuhet se ngjarja ishte planifikuar nga armiku; po mbrojnë gjoksin për organizatat e spiunazhit të Amerikës dhe sionistëve. Me mashtrime dhe gjepura të ndryshme po mundohen të thonë se kjo nuk është punë e të huajve.”

Duke iu referuar ngjarjeve dhe reagimeve në vende të ndryshme të botës, Ajatollah Khamenei tha:                              

“Ka shumë trazira në botë. Në Evropë, veçanërisht në Francë, disa herë ndodhin trazira të gjera. Por, a i ka mbështetur ndonjëherë presidenti amerikan apo presidenti i senatit amerikan ata që i kanë bërë këto trazira apo a kanë bërë ndonjë deklaratë për ta? A ju është dhënë ndonjëherë mesazhi "Ne jemi pran jush"?A është parë që mediat që i përkasin kapitalizmit amerikan apo pengjet e tyre në disa vende të rajonit, veçanërisht sauditët, mbështesin trazirat në këto vende? Për shembull, a është dëgjuar që amerikanët të thonë se do të vënë në shërbim të atyre që shkaktojnë trazira një pajisje apo softuer interneti, në mënyrë që ata të komunikojnë më lehtë? Por, një mbështetje e tillë është dhënë vazhdimisht kundër Iranit.

Pra, pse disa njerëz ende nuk mund të shohin duart e të huajve? Si mundet që një person i ndërgjegjshëm të mos ndiejë se pas këtyre ngjarjeve qëndrojnë njerëz të tjerë? “

Udhëheqësi Revolucionar iranian Ayatollah Khamenei vuri në dukje se vdekja e Mehsa Emini ishte e instrumentalizuar dhe tha: "Deklaratat e trishtimit të amerikanëve për vdekjen e një vajze janë gënjeshtra. Ndryshe nga sa duket, ata janë të lumtur që kjo u ka dhënë një justifikim për ngjarjet.

Të gjithë zyrtarët në vend, krerët e të tre pushteteve shprehën keqardhjen e tyre për ngjarjen, premtuan se ngjarja do të hetohet deri në fund dhe se do të përcaktohet nëse ka faj në incident apo se kush është fajtori. Ky është një hulumtim, por a mund të fajësohet menjëherë një shërbim i madh për mundësinë e gabimit?”

Udhëheqësi revolucionar iranian Ayatollah Khamenei deklaroi se është normale që armiqtë e tij të mos tolerojnë përparimin dhe zhvillimin e vendit dhe tha: “Ata nuk duan zhvillime në vend. Për të ndalur këtë lëvizje, ata po përpiqen të mbyllin universitetet, të bëjnë rrugët të pasigurta dhe të angazhojnë autoritetet e vendit me probleme të reja në veriperëndim dhe juglindje të vendit.

Armiku gabon në llogaritjet e tij në veriperëndim dhe juglindje të vendit. Kam jetuar në mesin e popullit Baluç. Ata janë thellësisht të lidhur me Republikën Islamike të Iranit. Populli kurd është gjithashtu një nga popujt më të përparuar dhe më besnik të Iranit. Kështu që plani i tyre nuk do të funksionojë.

Planet dhe veprimet e armikut pasqyrojnë brendësinë e tyre. Në deklaratat e tyre diplomatike, ata thonë: "Ne nuk synojmë të sulmojmë Iranin, të armiqësojmë apo të ndryshojmë regjimin", por ata po komplotojnë për të shkaktuar trazira, për të shkatërruar sigurinë në vend dhe për të provokuar ata, entuziazmi i të cilëve mund të ngjallet.”

Ajatollah Khamenei vazhdoi fjalimin e tij si më poshtë:

“Amerika nuk është vetëm kundër Republikës Islamike të Iranit. Kundër një Irani të fortë dhe të pavarur. Ata duan të kthehet Irani i epokës Pahlavi, i cili do t'u bindet urdhrave të tyre si mjelja e lopëve.

Në prapaskenë janë këta ngacmues. Konflikti nuk është një konflikt për vdekjen e një vajze të re, ose mbulimin e duhur ose të keq të kokës. Ka shumë persona, shamitë e të cilëve nuk janë në rregull, dhe ata janë mbështetës seriozë të Republikës Islamike të Iranit. Ata marrin pjesë në ceremoni të ndryshme. Konflikti dhe debati ka të bëjë me pavarësinë, qëndrimin dhe fuqinë e fortë të Iranit.”

Ajatollah Khamenei theksoi se është gabim të shohësh të gjithë protestuesit në të njëjtën mënyrë, duke thënë:

“Gjykimi i të gjithë atyre që krijojnë fatkeqësi dhe shkatërrim në rrugë nuk është i njëjtë. Disa prej tyre janë të rinj që emocionohen me një program në internet dhe dalin në rrugë ose fëmijë që do të hyjnë në moshën e rinisë. Njerëz të tillë mund të paralajmërohen për atë që bëjnë gabim.

Natyrisht, disa nga njerëzit që dolën në rrugë janë mbetjet e atyre që janë goditur nga Republika Islamike e Iranit, si “Hipokritët” (organizata e Muxhahedinëve të Popullit), separatistët, mbështetësit e sulltanatit, familjet e SAVAK. Gjyqësori duhet të përpiqet t'i ndëshkojë në proporcion me goditjet dhe shkatërrimet që i bëjnë sigurisë në rrugë.”

Ajatollah Khamenei paralajmëroi gjithashtu për deklaratat e disa deputetëve, politikanëve dhe ish-administratorëve dhe tha:

“Disa elita lëshuan fletëpalosje dhe bënë deklarata, ndoshta thjesht sepse u lënduan zemrat, pa ndonjë hulumtim në fillim. Disa prej tyre i sollën akuzat e tyre agjencisë së sigurisë, ndërsa të tjerë fajësuan sistemin në tërësi. Ata e panë se çfarë ishte puna tani dhe se si fjalët e tyre ishin në një linjë me planet e armikut në rrugë. Tani ata duhet të korrigjojnë atë që kanë bërë dhe të deklarojnë se kundërshtojnë atë që po ndodh dhe planet e armikut të jashtëm.

Fakti që elementët politikë amerikanë e krahasojnë këtë çështje me murin e Berlinit, duhet kuptuar se cila është çështja në të vërtetë. Nëse ende nuk e keni kuptuar atë, kuptojeni tani dhe merrni një qëndrim hapur kundër tij."

Ajetullah Khamenei iu referua edhe qëndrimit të disa njerëzve të njohur në fushën e sportit dhe artit lidhur me ngjarjet e fundit dhe tha: “Për mua qëndrimet e tyre nuk kanë rëndësi. Nuk ka nevojë të tregohet shumë ndjeshmëri ndaj tyre. Komuniteti ynë i artit dhe sportit është solid. Njerëzit besnikë dhe të nderuar nuk janë të paktë, qëndrimi i disave nuk ka vlerë.”



Burimi : Yakın Doğu Haber