Talenti i Amerikës për zhvatje

  • None
nga Soraya Sepahpour-Ulrich | Publikuar në Korrik 12, 2014, mesnatë

Duhet pranuar se Amerika gjithmonë ka hartuar mjete krijuese për të vënë në punë rrjetin e saj të gjrë të krimeve kundër kombeve të tjera – grushte shteti, luftëra, pushtime, shfrytëzim, terrorizëm, gjenocid, etj. Nje krim shpeshherë i lënë pas dore është zhvatja krijuese e Amerikës. Amerika ka marrë një vendim ligjor për t’i vjedhur Iranit 1.75 milion dollarë.

Sipas shërbimit të lajmeve Courthouse, një gjykatë amerikane ia ka dhënë këto para familjeve të viktimave të vrara në sulmin detar me bomba në vitin 1983. Ky gjykim është djallëzor; kjo jo vetëm qëështë një skemë e përpunuar për të justifikuar zhvatjen, por gjykimi ia hedh fajin Hezbollahut dhe Iranit për atë që ndodhi në Bejrut në vitin 1983. Amerika mund ta fsheh vjedhjen me ligj, por nuk mund ta fsheh të vërtetën e asaj që ka ndodhur në vitin 1983 – e cila është si vijon.

Pas marrjes së detyrës, Ronald Regan vendosi të nisë një “Luftë të Dytë të Frohtë” në Lindjen e Mesme. Ai zhvendosi forcat ushtarake në rajon dhe armatosi “aleatët” duke iniciuar një marrëveshje bashkëpunimi strategjik me Izraelin. Pushtimi sovjetik i Afganistanit, Revolucioni Iranian dhe vrasja e Anuar Sadatit të Egjiptit, i cili e kishte bërë nervoz Amerikën, bëri që Regani të shpërblente qeveritë e Lindjes së Mesme që iu bashkuan “Konsensusit Strategjik” kundër Bashkimit Sovjetik.

Kjo nuk i shkoi shumë përshtat Izraelit, i cili kishte statusin e të qënit aleati kryesor i Shteteve të Bashkuara. Memorandumi i Mirëkuptimit për Bashkëpunim Strategjik i 30 nëntorit të viti 1981 i nënshkruar nga Weinberger dhe Ariel Sharon vendosi bazat e një operacioni ushtarak të përbashkët mes Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara. Fushata e administratës së Ronald Reganit kundër “terrorizmit ndërkombëtarë” dhe kundër veprimeve të Sadam Husejnit, krijoi justifikimin për sulmet e Izraelit mbi Liban.

Në maj të vitit 1982, Sadami po kërkonte për një rrugëdalje nga lufta që kishte nisur me Iranin. Sipas një raporti, më 3 qershor, tre burra të drejtuar nga një zyrtar i inteligjecës iranianekryen një attentat kundër ambasadorit izraelit në Britani, me shpresën se do të provokohej Izraeli për të pushtuar Libanin, në mënyrë që Iraku dhe Irani  t’i jepnin fund armiqësive të tyre dhe t’i bashkonin forcat kundër Izraelit. Plani funksionoi, duke i dhënë justifikimin Izraelit për të marshuar drejtë Libanit.

Pushtimi i Libanit nga Izraeli me justifikime false hasi në një valë protestash brenda Izraelit. Në një editorial të Haaretz të datës 25 qershor të vitit 1982, profesor Yehoshwar Porat sfidoi hapur arsyetimin e Izraelit për të sulmuar Libanin.

As nuk ishte nevoja të hakmerreshin kundër bombardimeve palestineze në Galile, sepse nuk kishte të tilla, që nga marrëveshja e armëpushimit mes palestinezëve dhe qeverisë izraelite. Atëherë cila ishte arsyeja? Mendoj se vendimi i qeverisë izraelite (ose më mirë i dy liderëve të saj) erdhi si rezultat i atij armëpushimi.”

Pavarësisht kësaj, menjëherë pas pushtimit izraelit, më 20 gusht, marinsat amerikanë zbarkuan në Bejrut më një mision të qartë – të mbikqyrnin evakuimin e guerrilasve të PLO-së. Kjo u arrit në fund të javës së parë të shtatorit. Nuk kishte më nëvojë për forca paqeruajtëse.

Megjithatë, 19 ditë më vonë, pas pushtimit izraelit dhe pushtimit të Bejrutit perëndimor, dhe masakrës famëkeqe të Sabras dhe Shatilas nën mbikqyrjen e Ariel Sharonit, forca të shuma amerikane u kthyen në Bejrut –kjo kishte në mendje një mision krejt tjetër. Misioni i tyre nuk ishte vetëm të siguronin aeroportin, por të ndihmonin regjimin e ri të Gemayelit që të konsolidonte pushtetin.

Në përputhje me strategjinë e Reganit, forcat shtesë po tregonin një prani të përkohshme të Amerikës në Lindjen e Mesme me rreth 100 forcat ushtarake dhe speciale për të trajnuar brigadat më të motivuara libaneze, të cilat janë ato të milicisë së Phalangistit. Sipas Enciklopedisë Britanike, këto ishin të njëjtat milici, të cilat nën mbikqyrjen e Sharonit masakruan 800 mijë gra, fëmijë dhe të moshuar në Sabra dhe Shatila. Më pak fjalë, forcat speciale amerikane po trajnonin terroristë.

Deri në muajin shtator të vitit 1983, luftanijet amerikane po bombardonin pozicionet siriane dhe milicitë e druzëve jashtë Bejrutit. Ndërsa forcat tokësore të marinës po shkëmbenin zjarr me artileri dhe snajpera me shijat (Hezbollahun) dhe luftëtarët druzë. Më 23 tetor 1983, dy kamionë goditën një ndërtesë banimi të marinsave amerikanë, duke vrarë shumë “paqeruajtës”.

Imoral dhe të falimentuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e konsideojnë Iranin përgjegjës për atë që pasoi pas pushtimit të Libanit, therjen e civilëve të pafajshëm dhe rezistencën me granata ndaj bombardimeve të luftanijeve amerikane nga libanezët, të cilët po mbronin jetët dhe tokën e tyre. Uilliam Shekspiri duhet të ketë parë në të ardhmen dhe te Amerika kur shkruajti, “Të paligj janë ata që i bëjnë dëshirat e tyre ligj.”

Soraya Sepahpour-Ulrich është një studiues i Diplomacisë Publike, kërkues i pavarur dhe shkrimtar më fokusim të politika e jashtme amerikane dhe në rolin e grupeve të lobimit. 

Soraya Sepahpour-Ulrich

Soraya Sepahpour-Ulrich është një studiues i Diplomacisë Publike, kërkues i pavarur dhe shkrimtar më fokusim të ...