Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit: Shtetet që kanë normalizuar marrëdhëniet me sionistët, le ta kompensojnë gabimin e tyre

Publikuar në Tet. 25, 2021, 12:40 a.m.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në takim me funksionarët shtetëror dhe të ftuarit pjesëmarrës në konferencën për Unitetin Islamik, vlerësoi se Palestina është kriter kryesor i unitetit dhe theksoi se shtetet të cilat kanë normalizuar marrëdhëniet me regjimin sionist, le ta kompensojnë gabimin e tyre.

Zyra informative e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit njoftoi se në përvjetorin e lindjes së Profetit të nderuar të Islamit, Hazretit Muhamed s.a.s.v.s. dhe të Imam Xhafer Sadik (a.s.), Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, zhvilloi një takim me funksionarët shtetërorë dhe të ftuarit pjesëmarrës në konferencën ndërkombëtare për Unitetin Islamik në Teheran.

Ajetullah Khamenei në këtë takim deklaroi se dy detyrat e rëndësishme të Umetit Islam janë “shpjegimi dhe përhapja e universalizmit të Islamit në të gjitha sferat e jetës së njeriut” dhe “forcimi i unitetit të myslimanëve”. Ajetullah Khamenei gjithashtu tha se arritja e qëllimit të rëndësishëm për krijimin e civilizimit të ri islam nuk mund të realizohet përveçse me bashkimin dhe unitetin e myslimanëve shiitë dhe sunitë, ndërsa shtoi: “Kriteri kryesor për unitetin e myslimanëve është çështja e Palesti9nës dhe sa më shumë që tregohet seriozitet në ringjalljen e të drejtave të popullit palestinez, aq më shumë do të forcohet uniteti islam. Veprimet e disa shteteve rajonale për normalizimin e marrëdhënieve të tyre me regjimin uzurpues sionist është mëkat dhe një gabim shumë i madh. Prandaj, ato shtete duhet të kthehen nga kjo iniciativë dhe nga kjo rrugë e cila është kundër Unitetit Islam dhe ta kompensojnë gabimin e tyre të madh. Uniteti i myslimanëve është një obligim fetar i prerë dhe një urdhër kur’anor, prandaj Uniteti Islam konsiderohet një çështje parimore dhe jo një çështje taktike dhe e veçantë për rrethana të veçanta kohore ose historike. Ky bashkim dhe unitet rezulton me forcimin më shumë të myslimanëve në mënyrë që në lidhjet e tyre me vendet joislame, ata gjithashtu të hyjnë me duar plotë dhe të bashkëpunojnë nga një pozitë e fuqishme. Shkaku që po theksojmë në mënyrë të përsëritshme mbi çështjen e Unitetit Islam është ndarja relativisht e madhe mes ndjekësve të shkollave islame dhe përpjekjet serioze të armiqve të cilat po bëhen gjithmonë për të shtuar sa më shumë këtë distancim. Aktualisht termi shii dhe suni është futur edhe terminologjinë e politikës së amerikanëve dhe kjo është në kohën kur ata kundërshtojnë vetë Islamin në origjinë dhe bëjnë armiqësi ndaj Islamit”.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit duke vë në dukje përpjekjet e Amerikës dhe faktorëve të saj servilë për të krijuar përçarje në çdo vend e qoshe të botës islame, theksoi: “Shpërthimet keqardhëse dhe të dhimbshme që së fundi ndodhen në xhamitë e Afganistanit kundër popullit myslimanë dhe besimtarëve myslimanë duke falur namazin në xhami, konsiderohen prej sulmeve terroriste që janë kryer nga dora e grupit terrorist ISIS, ndërkohë që amerikanët në mënyrë të qartë kanë deklaruar se “ne kemi krijuar grupin terrorist ISIS!”.

Ajetullah Khamenei në fund i quajti të pamjaftueshme organizimin e tubimeve dhe konferencave vjetore në lidhje me çështjen e Unitetit Islam dhe theksoi: “Në këtë drejtim duhet të bëhen diskutime, shpjegime, inkurajime dhe programime të veçanta dhe të bëhet ndarje e punës mes institucioneve dhe organeve të ndryshme dhe për shembull në po këtë ngjarje të fundit që ndodhi në Afganistan, një prej rrugëve për të parandaluar përsëritjen e sulmeve të tilla tragjike është prania e autoriteteve aktuale shtetërore të këtij vendi në qendrat dhe xhamitë e qyteteve ose inkurajimi i vëllezërve besimtarë sunitë që të marrin pjesë më shumë në tubimet e përbashkëta mes myslimanëve”.



Burimi : Pars Today