Protesta anti-monarki në Madrid

  • None
Publikuar në Korrik 9, 2014, mesnatë

Protestuesit anti-monarkisë kanë dalë në rrugët e kryeqytetit spanjoll, Madrid, pasi mbreti i ri, Felipe VI, u shpall monark.


     Sipas  agjencisë AP, mijëra spanjollë dolin në rrugët e Madrid të enjten për të treguar pakënaqësinë e tyre me sistemin e monarkisë në vendin e tyre.


     Protestuesit u përplasën me sistemin aktual politik në Spanjë për atë që ata e përshkruajnë si dështim të tij, për të përfaqësuar vullnetin e vërtetë të popullit.


    Demonstruesit e zemëruar, gjithashtu, kritikuan familjen mbretërore për stilin e jetës së saj luksoze.


     Protestat  erdhën pasi Felipe VI bëri betimin si Mbret i ri i Spanjës në orët e hershme të enjten në mëngjes.


      Spanja ka qenë skenë e protestave anti-monarkiste në javët e fundit. Mijëra protestues u mblodhën në rrugët e Madridit në muajin qershor 2014 dhe kërkuan heqjen e monarkisë.
     Sipas një studimi të kryer më parë këtë muaj, shumica e popullit spanjoll janë në favor të një referendumi për të ardhmen e monarkisë në vendin e tyre.


     Imazhi i familjes mbretërore në Spanjë është errësuar nga një seri skandalesh korrupsioni. Spanja aktualisht ka të bëjë me krizën më të keqe ekonomike në historinë e kohëve të fundit.