Forcat cioniste vrasin të riun palestinez në Portën e Xhamisë Al-Aksa

Publikuar në Jan. 19, 2021, 10:33 a.m.

Ushtarët pushtues izraelitë të hënën vranë një të ri palestinez në një portë të Xhamisë Al-Kqsa në qytetin e okupuar të Jerusalemit,  al-Kuds.

Ushtarët pushtues  qëlluan për vdekje të riun palestinez jashtë Bab Huta në Xhaminë Al-Aksa.

Ata pretenduan se ai hapi zjarr me një pushkë automatike në drejtim të një ushtari izraelit, i cili gjoja pësoi plagë të rënda, pretendoi Kanali izraelit 13.

Identiteti i djalit mbetet i panjohur deri në këtë moment, tha Agjencia e Lajmeve Wafa.

Kompleksi i Xhamisë al-Aksa ndodhet pikërisht mbi sheshin e Murit Perëndimor dhe ku ndodhet Kupola e  Shkëmbit ashtu edhe Xhamia  al-Aksa.

Palestinezët kanë paralajmëruar vazhdimisht për përpjekjet e Izraelit për të ndryshuar status kuo-në e Xhamisë al-Aksa. Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në Islam.



Burimi : IQNA