Urdhër për prishjen e xhamisë "Shejh Nimr" në Arabinë Saudite

Publikuar në Dhj. 7, 2020, 11:23 p.m.

Autoritetet Saudite urdhëruan prishjen e Xhamisë së Imam Hussein (as) në qytetin Al-Avamiye në provincën Katif, ku falte namaz Shejh Nimr.

Sipas raportit të faqes së internetit, Meratül Al Jazeera, autoritetet Saudite bëjnë diskriminim kundër Shiitëve në provincat Katif dhe Al-Ahsa për vite me rradhë. Ata i shtypin me veprime brutale të tilla si shkatërrimi i veprave antike.

Pas këtyre akteve diskriminuese, qeveria Saudite urdhëroi rrënimin e Xhamisë së Imam Hussein (as) në qytetin Al-Avamiye në provincën Katif, në emër të Princit të Kurorës të Arabisë Saudite Muhammed bin Salman, me pretekstin e përmirësimit të strukturës urbane.

Xhamia e Imam Hussein (a.s.) është e njëjta xhami ku dëshmori "Nimr Bakir Al-Nimr" fali namazin e xhumasë dhe mbajti hutben.

Adel Al-Said, një aktivist saudit për të drejtat e njeriut, zbuloi nga llogaria e tij personale në Twitter urdhrin për shkatërrimin e Xhamisë së Imam Hussein (as) në Al-Avamiye dhe shkroi: Kjo xhami ishte një simbol i vendit të adhurimit dhe predikimit të Shejh Nimr. Ky proces kryhet për të hequr të gjitha shenjat e Shejh Nimrit. Autoritetet Saudite do të bëjnë çmos, por kujtimi i këtij dëshmori do të mbetet në zemrat dhe do të frymëzojë të gjitha liritë.

Shkatërrimi i vendeve fetare Shiite u përsërit shumë herë në Arabinë Saudite lindore në vitet pas revolucionit 2011, dhe në 2017, u shkatërrua shenjtëtorja e Hz.  Zehra.

Shejh Nimr Bakir al-Nimr u arrestua në korrik të vitit 2012 pas protestave të përhapura në shkurt 2011 në Katif, një rajon shiit në Arabinë Saudite lindore. Sheikh Nimr u akuzua për veprime kundër sigurisë kombëtare nga Gjykata Penale Al Saud më 15 tetor 2015 dhe u dënua me vdekje me "ekzekutim publik dhe kryqëzim". Ekzekutimi i Shejh Nimrit u prit me reagime të organizatave ndërkombëtare dhe rajonale të pavarura si një krim i tmerrshëm dhe terror shtetëror. Për të justifikuar krimin e tij, regjimi  saudit, së bashku me Shejh Nimr, ekzekutuan disa të rinj me akuzat e pjesëmarrjes në demonstrata paqësore dhe bashkëpunimin me individë dhe grupe terroriste të akuzuar për terrorizëm.



Burimi : IQNA