Kolonët Cionistë përdhosin Xhaminë e Al-Aksa
Dhjetëra kolonë hebrenj të enjten sulmuan kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor të Pushtuar, al-Kuds.
"Nën mbrojtjen e policisë izraelite, mbi 100 kolonë sulmuan ndërtesën përmes portës Al-Mugharbah," tha në një deklaratë Jerusalem al-Quds Islam Waqf (Vakëfet Fetare Islame), njoftoi Anadolu Agency.
Kolonët i bënë thirrje qeverisë izraelite që të dëbojë Vakëfin Islamik nga kompleksi i xhamisë.
Vakufet Islame, nga ana e saj, paralajmëruan për pasojat e rrezikshme të kërkesave të tilla të bëra në Xhamin’ Al-Aksa nën vëzhgimin e policisë izraelite që siguroi mbrojtje për inkursionin e kolonëve.
Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në botë për myslimanët. Hebrenjtë e quajnë zonën "Mali i Tempullit", duke pretenduar se ishte vendi i dy tempujve hebrenj në kohërat antike.
Izraeli pushtoi Jerusalemin Lindor al-Kuds, ku ndodhet Xhamia Al-Aksa, gjatë luftës arabo-izraelite të vitit 1967. Ai aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980 në një lëvizje që nuk është njohur kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.
Burimi : IQNA
Një Numër I Madh Kolonësh Ndotin Xhaminë Al Aksa
Dhjetëra kolonë hebrenj të shoqëruar nga forcat e policisë të Mërkurën në mëngjes përdhosën Xhaminë ...