Sulmet e reja të udhëhequra nga Sauditët vrasin civilët në Jemen

Publikuar në Tet. 22, 2020, 12:38 a.m.

Të paktën dy fëmijë u vranë dhe disa civilë të tjerë u plagosën në sulmet me predha dhe raketa të drejtuara nga Sauditet  kundër zonave të banuara në provincat Ta’iz dhe Sa’ada të Jemenit.

Një fëmijë u vra dhe tre persona të tjerë u plagosën kur mercenarë të udhëhequr nga Sauditët bombarduan një lagje rezidenciale në rrethin Salah në provincën jugperëndimore të Ta’iz me mortaja të premten, njoftoi të shtunën agjencia zyrtare e lajmeve Saba e Jemenit.

Një fëmijë u vra gjithashtu dhe motra e saj u plagos të premten pasi forcat e udhëhequra nga Sauditët filluan një sulm me raketa në një zonë rezidenciale në rrethin Bakim të provincës veriperëndimore të Sa’ada, shtoi ajo, sipas Press TV.

Arabia Saudite dhe një numër i aleatëve të saj rajonalë filluan një luftë ndaj Jemenit në Mars te vitit 2015 në një përpjekje për të nënshtruar një kryengritje popullore që kishte përmbysur një regjim miqësor me Riadin.

Projekti i Vendndodhjes së Konflikteve të Armatosura dhe të Dhënave të Ngjarjeve me bazë në Sh.B.A (ACLED), një organizatë jo-fitimprurëse për hulumtimin e konflikteve, vlerëson se lufta ka marrë më shumë se 100,000 jetë gjatë pesë viteve të fundit.

Më shumë se gjysma e spitaleve dhe klinikave të Jemenit janë shkatërruar ose mbyllur gjatë luftës nga koalicioni i udhëhequr nga Sauditet, i cili mbështetet ushtarakisht nga MB, SH.B.A. dhe vendet e tjera perëndimore.

Kombet e Bashkuara (OKB) thonë se mbi 24 milion Jemenas kanë nevojë të ngutshme për ndihmë humanitare, përfshirë 10 milion që vuajnë nga nivele ekstreme të urisë.



Burimi : IQNA