Mbi 80 të raportuar të vrarë në përleshje midis trupave siriane dhe mbetjeve te Daesh-it

Publikuar në Korrik 21, 2020, 3:15 a.m.

Përleshje të mëdha shpërthyen midis trupave të qeverisë siriane dhe mbetjeve të grupit terrorist tekfirist Daesh në krahinën qendrore të vendit të Homsit  me viktima të raportuara nga të dy palët.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Mbretërinë e Bashkuar tha në një raport të shtunën se përleshjet kishin ndodhur midis ushtarëve sirianë, të mbështetur nga luftëtarët aleatë dhe terroristëve te Daeshit  në shkretëtirën e al-Sukhna në lindje të Homsit  gjatë dy ditëve të mëparshme.

Observatori Sirian  shtoi se të paktën 80 njerëz ishin vrarë gjatë luftimeve të ashpra, përfshirë 30 terroristë dhe 18 forca qeveritare, të cilët u mbështetën nga sulmet ajrore siriane dhe ruse, njoftoi Press TV.

Sipas raportit, përleshjet ndodhën pasi terroristët filluan sulme të koordinuara në disa pozicione qeveritare në afërsi të qytetit të Sukhna.

Anëtarët e Daesh kanë ruajtur një prani në Sirinë perëndimore pavarësisht se humbën fortesën e tyre të fundit vitin e kaluar. Ata kryejnë sulme të rregullta kundër forcave qeveritare.

Avionët rusë kanë kryer sulme ajrore kundër caqeve që i përkasin Daeshit dhe  terroristeve brenda Sirisë me kërkesën zyrtare të qeverisë Damask që nga shtatori 2015.

Sulmet ajrore kanë ndihmuar forcat siriane të përparojnë kundër militantëve kundër Damaskut, të cilët po bëjnë kërdi në Siri që nga  viti 2011.