Rihapet Xhamia e Shenjtë e Hazrete Zejnebes në Siri

Publikuar në Qershor 5, 2020, 12:15 a.m.

Autoritetet siriane rihapën faltoren e shenjtë të Hazrete Zejnebes  në  periferi të Damaskut pas dy muajve të mbylljes.   

Një numër i madh i vizitoreve  Mauzoleun pas rihapjes së tij, njoftoi TV Al-Alam.

Ishte mbyllur në mars për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Komisioni që drejtonte faltoren e Hazrete  Zejnebes  kishte thënë së pari se do të qëndrojë i mbyllur deri më 2 prill, por ata më vonë e zgjatën mbylljen.

Sipas komisioneve, masa u bë me kërkesë të ministrisë së shëndetit të Sirisë me qëllim mbrojtjen e shëndetit të pelegrinëve.

Klasifikuar si një pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetit, virusi i ri, një sëmundje e frymëmarrjes e njohur si COVID-19, u shfaq në qytetin qendror kinez Wuhan në Provincën Hubei në fund të vitit të kaluar.

Ka infektuar më shumë se 5.8 milion njerëz në botë dhe kanë  vdekur afro 360,000.