Amir-Abdullahian: Ne së shpejti do të lutemi në Kuds

Publikuar në Maj 26, 2020, 3:18 a.m.

Drejtori i Përgjithshëm i Parlamentit të Iranit për Cështje  Nderkombtare, Hussein Amir-Abdullahian theksoi se Lëvizja Rezistences  do t'i japë fund pranisë së regjimit izraelit në rajon.

"Sionistët nuk do të kenë vend në të ardhmen e rajonit. I gjithë territori i Palestinës u takon palestinezëve. Pa dyshim, Fronti i Rezistencës do të përfundojë ekzistencën e regjimit të rremë izraelit.

Me ndihmën e Zotit të Plotfuqishëm, së shpejti do të lutemi në Kuds, ”shkroi Amir-Abdullahian në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.