Imam Hamenei : Irani nuk do të ndërtojë, ruajë, përdorë armë nukleare të ndaluara nga Islami

Publikuar në Tet. 18, 2019, 2:56 a.m.

Të mërkurën në mëngjes, Udheheqesi Suprem i Revolucionit Islamik priti një grup elitash dhe përfaqësues shkencorë të vendit.

Gjatë këtij takimi, Ajetollah Hamenei,  vlerësoi lartë shkencëtarët iranianë për përparimin e jashtëzakonshëm në fushën e shkencës dhe teknologjisë. Gjatë këtij takimi, ai inkurajoi burrat dhe gratë e reja të Iranit të angazhohen në fusha shkencore, duke e quajtur perparimin  shkencor të Iranit një evolucion që madje edhe armiqtë e Revolucionit Islamik e njohin dhe e admirojnë.

"Ne duhet të shfrytëzojmë  mundesite e madhe shkencor të vendit në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë mbrojtjen, shëndetësinë, teknologjinë industriale, bioteknologjinë, bujqësinë, nanoteknologjinë dhe teknologjinë bërthamore civile," shtoi Udheheqsi Suprem i Revolucionit Islamik. Ajetullah Hamenei theksoi se përparimi shkencor dhe teknologjik duhet të shoqërohet me një respekt të thellë për vlerat njerëzore dhe humanitare, duke thënë se shkenca bërthamore, nëse do të vihej në shërbim të një etje të pafundme për pushtet, përfundimisht do të prodhonte bomba atomike dhe do të bëhej një kërcënim i madh kundër njerëzimit.

"Irani mund të kishte prodhuar në mënyrë të përsosur bombën atomike, por sipas rekomandimeve të Islamit, prodhimi dhe përdorimi i kësaj arme është krejtësisht i paligjshëm. Në këtë kuptim, nuk ka nevojë të investohet në një sektor, produkti i të cilit është i paligjshëm", tha Ajetullah Hamenei.

Udheheqsi  Suprem i Revolucionit Islamik ka propozuar një tubim të elitave shkencore nga Irani, Azia Jug-Perëndimore dhe Bota Myslimane, por edhe elita nga Rezistenca dhe nga të gjitha rajonet e botës përfshirë kontinentet evropiane dhe amerikane, që të bien dakord për themelet e një shkence të pastër që respekton vlerat njerëzore.

"Ne nuk jemi as socialistë, as liberal-demokratë dhe propozojmë, përmes mësimeve të Islamit, një mënyrë të tretë për t'u treguar kombeve se ata janë në gjendje të shpëtojnë veten nga dominimi në rritje i kulturës së korruptuar të Perëndimit", shtoi Ajetullah Hamenei.