Kënduesi iranian i Kur’anit, hafiz i Kur’anit fitues ne Kroaci

Publikuar në Tet. 18, 2019, 2:20 a.m.

Përfaqësuesit e Iranit u bënë fitues dhe garues i dytë në Garat  e 26-të Ndërkombëtare të Kuranit të Kroacisë.

Garat përfunduan me  një ceremoni të shtunën në mbrëmje, ku u shpallën dhe u shpërblyen fituesit e dy kategorive, recitimi dhe memorizimi i Kur’anit.

Sipas jurise,  Hadi Esfidani nga Irani zuri vendin më të lartë në kendimin e Kur’anit.

Përfaqësuesi i Turqisë u rendit i dyti në këtë kategori.

Në memorizimin e tërë Kur’anit, konkurenti nga Libia shkoi në shtëpi me çmimin më të lartë. Muhammad Khakpur i Iranit ishte garuesi dhe grada e tretë u fitua bashkërisht nga përfaqësuesit e Kuvajtit dhe Malajzisë.

Garat  e  26-ta Ndërkombëtare te Kur’anit në Kroaci filluan  në Qendrën Islamike të Zagrebit të enjten.

Një total prej 70  hafizeve  dhe kenduesve   të Kur’anit nga 46 vende morën pjesë në keto gara..

Ekspertët e Kur’anit nga Kroacia, Franca, Katari, Turqia dhe Bosnja dhe Hercegovina ishin anëtare të jurise.

Organi i lartë islamik i Kroacisë, Departamenti i Ceshtjeve  Islamike, organizon garat  çdo vit.

Kroacia është një vend i Evropës Lindore me një popullsi prej rreth pesë milion.

Islami është besimi i dytë më i madh në Kroaci pas Krishterimit.      Feja përcillet nga 1.47% e popullsisë së vendit sipas regjistrimit të vitit 2011, krahasuar me 91,06% të krishterë.