Familja e Sejjid Nasrallahut viziton figurat fetare në Kum

Publikuar në Tet. 18, 2019, 2:02 a.m.

Familja e Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes Hizbollah  të Libanit, Sejjid Hassan Nasrallah vizitoi disa figura fetare në Kum të mërkurën.

Udheheqesi i një delegacioni të Lëvizjes Hizbollah, Sejjid Muhammed  Xhavis  Nasrallah, djali i Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes Hizbullah të Libanit  ka udhëtuar për në Kum për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të vëllait të tij (Dëshmori Muhamed Hadi), vizitoi të mërkurën disa figura fetare.

Ai u takua dhe zhvilloi bisedime me Ajetullah Naser Makarem Shirazi dhe Ajetullah Hussein Nuri Hamedani, si dhe Ajetullah  Muhamed Jazdi, Sekretarin e Shoqërisë së Mësuesve të Seminareve të Kumit  dhe Ajetullah Muhamed-Teki Mesbah Yazdi, Kryetar i Institutit të Kërkimeve Edukative ‘Imam Homeini.’

Muhamed Hadi u martirizua në 12 shtator 1997 në sulmin e ushtrisë së regjimit izraelit  pranë bazës së Sionistëve në boshtin e "Sajad" në "Mount Al Rafi".



Burimi : Mehr News Agency