Fluturimi Berlin-Naxhaf është planifikuar për Arbain

Publikuar në Tet. 4, 2019, 12:47 a.m.

Qendra Islamike Imam Ali (a.s.) në Berlin, Gjermani, ka planifikuar një turne pelegrinazhi në qytetet e shenjta në Irak me rastin e Arbainit.

Qendra do të rezervojë një fluturim për në qytetin e shenjtë të Naxhafit më 11 tetor 2019 për vizitoret nga Gjermania për të marrë pjesë në Marshimin e Arbainit  drejt qytetit të shenjtë të Qerbelas. Ata do të kthehen në Berlin në 25 tetor 2019.

Sipas qendrës, fluturimi dhe viza për pelegrinazhin kushtojnë 650 euro.

Ata që janë të gatshëm per vizita  duhet të regjistrohen në qendër deri në 20 shtator 2019.

Arbaini, i cili është një nga tubimet më të mëdha  fetare në botë, vjen 40 ditë pas Ashures, përvjetorit të martirizimit të imamit të tretë shiit, Imam Huseinit (a.s.).

Per cdo vit, një turmë e madhe musliman shia  mblidhen në Qerbela , ku ndodhet  Xhamia e Shejt ë e Imam Huseinit (a.s.) , për të kryer ritet e zisë.