Hoxha iranian kërkon formimin e Ministrisë së Kur’anit

Publikuar në Shta. 21, 2019, 3:08 a.m.

Drejtori i Bait-ul-Ahzan Hazrat  Zahra (a.s.)  Instituti i Kuranit  kërkoi formimin e një Ministrie të Kur’anit për të ndihmuar në arritjen e objektivit të trajnimit e 10 milion hafizeve te Kur’anit.

Duke folur në një ceremoni të zhvilluar në Teheran për të nderuar 17 studentë të institutit, të cilët  qe kanë arritur të mësojnë tërë Kur’anin permendesh, Huxhat ul- Islam Ali Riza Shahsavani tha se instituti ka ndërmarrë hapa për të mësuar Kur’anin permendesh, pas thirrjes së Liderit të Revolucionit Islamik për trajnimin e dhjetë milion hafizeve  të Kur’anit në Iran.

Ai tha se më shumë se 2000 individë kanë marrë pjesë në planin veror të per mesimin permendesh të Kuranit "Rihla" në degën e Institutit të Teheranit.

Hoxha iu referua përpjekjeve të bëra nga organizata tjetër për të zbatuar një plan për trajnimin e 10 milion hafizeve të Kuranit dhe tha se duke pasur parasysh shtrirjen e madhe të planit, duhet të ketë Ministri Kur'anore për të koordinuar dhe zbatuar nismën.

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik Ajetullah Sejjid  Ali Hamenei theksoi në një fjalim në vitin 2011 se shoqëria duhet të marrë një drejtim në mënyrë që të paktën 10 milion njerëz ta mësojnë Kur’anin e Shenjtë  permendesh.

Prandaj,  Institucionet  Kur'anore në vend hartuan një plan, të quajtur Plan Kombëtar i Perkujtimit të Kur’anit, që synonte promovimin e memorizimit  të Librit të Shenjtë dhe trajnimin e 10 milion hafizeve në disa vjet.

Organizata dhe institucione të ndryshme duke përfshirë Organizatën e Cështjeve te Vakfit  dhe Bamirësise, Qendrën për Koordinimin, Zhvillimin dhe Promovimin e Aktiviteteve Kuranore, Ministrinë e Shkencës, Kërkimit dhe Teknologjisë dhe Ministrinë e Arsimit kanë bërë përpjekje për të materializuar objektivat e planit.



Burimi : IQNA