Izraeli shkatërron shtëpitë e fshatit palestinez në shkretëtirën Negev për herë të 156-të

Publikuar në Shta. 19, 2019, 8:10 a.m.

Autoritetet izraelite kanë lënë qindra palestinezë beduinë pa shtëpi pasi shkatërruan fshatin e tyre në rajonin Negev për herë të 156, thotë Agjensia Zyrtare e Lajmeve WAFA e Palestinës.

Dëshmitarët  okularë thanë se autoritetet izraelite shkatërruan të enjten shtëpitë e papërfunduar  dhe copëtuan çadrat në fshatin Beduin të Arakibit në territoret e okupuara, duke shpërngulur banorët e tij.

Autoritetet pastaj tërhoqën mbeturinat dhe mbetjet e strehimoreve jashtë fshatit. Ata plaçkitën gjithashtu karrige, jastëk, dyshekë dhe sende të tjera dhe copa mobiljesh nga fshatarët, Reporton Press TV.

Ashtu si herët e mëparshme, forcat izraelite, të pajisura me makineritë shkatërruese, sulmuan fshatin e varfër dhe larguan me forcë banorët nga shtëpitë e tyre para se të bënin kërdi për gjithçka.

Al-Arakib është një nga disa fshatrat beduine në shkretëtirën Negev, të cilat janë "të panjohura" nga regjimi izraelit.

Arakib, me rreth 220 banorë, u rrënua për herë të parë në 27 korrik 2010, por fshati që atëherë është rindërtuar dhjetëra herë nga banorët dhe aktivistët e tij.

Kombet e Bashkuara thonë se "shumica dërmuese" e strukturave palestineze janë shkatërruar dhe  politikat izraelite e bëjnë praktikisht të pamundur që palestinezët të marrin leje ndërtimi.

Prishjet e shtëpive dhe strukturave palestineze nga autoritetet izraelite kanë ngjallur alarmin midis diplomatëve dhe grupeve të të drejtave të njeriut për ato që ata konsiderojnë si shkelje të vazhdueshme të ligjit nga Tel Avivit.

Byroja Qendrore e Statistikave Palestineze (PCBS) raportoi në Mars se regjimi i Tel Avivit  ka okupuar më shumë se 85 përqind  ose rreth 27,000 kilometra katror territore historike të Palestinës në një proces shpronësimi i cili ende vazhdon.

Më shumë se gjysmë milion banorë izraelitë jetojnë në më shumë se 230 vendbanime të ndërtuara që nga okupimi i vitit 1967 i Bregut Perëndimor dhe Jerusalemit Lindor, al-Kuds.

Të ndërtuara në tokën e pushtuar,  vendbanimet janë dënuar ndërkombëtarisht si të paligjshme.

Palestinezët dëshirojnë që Bregu Perëndimor i okupuar si pjesë e shtetit të tyre të ardhshëm të pavarur me Jeruzalemin Lindor, al-Kuds si kryeqyteti i shtetit të tyre të ardhshëm sovran.