Ismail Haniyeh falenderon Ajetullah Hamenein, Iranin, për mbështetjen e rezistencës palestineze

Publikuar në Shta. 14, 2019, 11:58 p.m.

Shefi i Byrosë Politike të Hamasit,  Ismail Haniyeh i ka shkruar një letër Liderit të Revolucionit Islam duke u betuar se do të vazhdojë t'i përmbahet Frontit të Rezistencës të udhëhequr nga Irani deri në fitoren përfundimtare.

Në letrën e tij, zyrtari i lartë politik, Ismail Haniyeh ka shprehur mirënjohjen e tij drejtuesit të Revolucionit Islamik, Ajetullah  Hamenei për mbështetjen e tij për forcat e rezistencës palestineze dhe pajisjen e tyre kundër armikut izraelit.

Ismail Haniyeh theksoi se gatishmëria e Iranit  për të armatosur forcat e Rezistencës do të ndikojë ndjeshëm në luftën kundër Sionistëve.

Zyrtari i lartë i Hamasit falënderoi më tej Liderin për mirëpritjen e ngrohtë të një delegacioni të Hamasit gjatë vizitës së tyre të fundit në Iran.

Ai gjithashtu deklaroi se lëvizja e Rezistencës Hamas do t'i përmbahet qasjes së saj të pandryshueshme për të mbetur në Frontin e Rezistencës të udhëhequr nga Irani deri sa të arrihet fitorja përfundimtare.

Letra perfundon me dëshirën për realizimin e të gjitha kërkesave të Ajetullah Hamenei në lidhje me çlirimin e Palestinës dhe fitoren e palestinezëve mbi armiqtë e tyre.



Burimi : Mehr News Agency