Udhëheqësi emëron Shefin e ri të Asamblesë Botërore të Ehli-Bejtit

Publikuar në Shta. 8, 2019, 12:55 a.m.

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei emëroi Huxhat ul- Islam Reza Ramezani si Sekretarin e Ri të Përgjithshëm të Asamblesë Botërore të Ehli-Bej-Bejtit (a.s.).

Në një dekret të lëshuar nga faqja e internetit e zyrës së Udheheqesit ,  Ajetullah Hamenei shpreson  se Huxha –ul Islam Ramezani në cilësinë e tij të re do të arrijë të promovojë mësime të pastra islamike dhe unitet në Umetin musliman duke përfituar nga forcat e reja dhe me përvojë dhe ndërveprimet efektive me studiues dhe mendimtarë, veçanërisht anëtarët e Këshillit Suprem të Asamblesë dhe Asamblesë së Përgjithshme.

Udhëheqësi falënderoi gjithashtu Huxha -ul-Islam Muhammed Hassan Akhtari për përpjekjet e tij si Sekretar i Përgjithshëm i Asamblesë.

Asambleja Botërore e Ehli-Bejtit (a.s.) është një Organizatë Ndërkombëtare Jo-Qeveritare (INGO) e cila është themeluar nga një grup studiuesish dhe elitësh musliman shiitë në vitin 1990 për të identifikuar, organizuar, arsimuar dhe mbështetur ndjekësit e Ehl-ul-Bejtit (a.s.).

Huxhat ul-Islam Akhtari shërbeu si Sekretar i Përgjithshëm i saj nga Marsi 2004 deri në Gusht 2019.



Burimi : iqna.irfa news