Shtetet arabe për normalizimin e lidhjeve me Izraelin

Publikuar në Shta. 8, 2019, 12:46 a.m.

Përfaqësuesi i të dërguarit të Hamasit në Iran, Khaled al-Ghadoumi tha se sfida kryesore për Palestinën sot është përpjekja e disa shteteve arabe për të normalizuar lidhjet me regjimin Sionist.

Khaled al-Ghadoumi bëri vërejtjen në një forum në Teheran të mërkurën, duke shtuar, megjithatë, se përpjekje të tilla nuk do të arrijnë askund.

Forumi, i titulluar "Xhamia Al-Aksa në Fatin Hyjnor" u mbajt në përvjetorin kur ju vue  zjarri Xhamisë Al-Aksa  ne vitin 1969 të nga Sionistët.

Dita është emëruar me sugjerimin e Iranit nga Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC) si Dita Botërore e Xhamisë në kujtesë të ngjarjes.

Ghadoumi tha se  Xhamia Al-Aksa ka qenë gjithmonë një frymëzim për kryengritjet   e palestinezëve kundër okupimit  cionist.

Ai tha se 50 vjet  pas sulmit me zjarrvënie në xhami, lëvizjet e regjimit Sionist për të shkatërruar  Al-Kudsin dhe Judaizimin e qytetit vazhdojnë, dhe po kështu lufta e Palestinezëve kundër okupimit.

Ai nënvizoi se palestinezët duhet të rezistojnë  per mbrojten e Kudsit  dhe Xhamise  al-Aksa, duke mobilizuar opinionin publik kundër tyre dhe duke inkurajuar praninë në Al-Aksa si dhe duke vazhduar luftën kundër okupatorëve.

Më 21 Gusht 1969, një i krishterë ekstremist  australian, Dennis Michael Rohan, u përpoq të vërë zjarr në Xhaminë Al-Aksa; veprimi i tij kishte bekimin e dukshëm të forcave okupuese izraelite. Tani 50 vjet më vonë,  Xhamia e Shenjt  Al-Aksas mbetet nën një kërcënim me të madh se kurrë më parë.



Burimi : IQNA