Imami sunni i Namazit te Xhumasë në Irak viziton Xhamine e Shejte të Imam Rizait

Publikuar në Shta. 8, 2019, 12:38 a.m.

Tridhjetë besimtar  suni dhe Imami i Namazit te Xhumase nga 14 provincat e Irakut kanë bërë një vizitë në Xhamine e Shenjtë të Imam Rizait (a.s.) për të marrë pjesë në programe kulturore dhe fetare të organizuar nga Departamenti i Cështjeve të Vizitoreve Jo-Iranianë të Astan Quds Razavi, trupi përgjegjës për xhamine e shenjtë.

Muhamed Ahmed Rafi, musliman suni, udhëheqësi i namazit të Xhumas  nga Iraku, deklaroi se Sunitët, ashtu si vëllezërit e tyre shiitë muslimanë, janë të përkushtuar ndaj imamëve të paster , pasi ata gjithashtu e duan Ehli Bejtin  e Pejgamberit (a.s.)  dhe i kushtojnë respekt të veçantë imamëve shiitë .

"Kam ardhur në emër të studiuesve Suni për të përsëritur unitetin midis muslimanëve dhe për të përcjellë mesazhin e dashurisë dhe miqësisë; pa dyshim që shprehja e dashurisë ndaj kësaj familje të pastër do të na ndihmonte të ndiqnim shembullin e tyre dhe t'i adaptojmë jetën tonë sipas shembullit  të tyre, "tha ai.

Duke theksuar se muslimanët shiitë dhe sunitë mund të bashkohen në lidhje me besimet dhe mendimet e njëri-tjetrit për të mposhtur armiqtë e Islamit si një popull, tha ai , "Unë i lutem Zotit të Plotfuqishëm për shëndetin e Udhëheqësit të Revolucionit dhe Kujdestarin kryesor te Astan Quds Razavi.  I uroj të gjithë shërbëtorëve një sukses të madh dhe i lutem Zotit që të më bekojë me një shans tjetër të vizitoj Xhamine e Shenjtë të Imam Rizait ”.

Kjo është hera e tretë që Muhamed  Ahmed Rafi ka marrë pjesë në Xhamine e Shenjtë . Sipas tij, ka shumë ndryshime  në faltoren e shenjtë gjatë kësaj periudhe.

"Iranianët i kanë dhënë një nxitje të veçantë faltores që është vërtet shembullore dhe dalluese," vuri në dukje ai.