Mbi 7 milion vizitorë tregojnë për marrëdhënie të mira Iran –Irak

Publikuar në Shta. 1, 2019, 7:03 a.m.

Ardhjet dhe nisjet  e më shumë se shtatë milion viziroreve iranianë dhe irakianë tregojnë për marrëdhënie të mira diplomatike midis qeverive iraniane dhe irakiane.

Deklarata u bë nga Sadr Xhevad Kandil, ambasadori i Irakut në Iran në Seminarin e Dytë të Aktivistëve te Arba'init të mbajtur në Auditoriumin Kuds të Xhamise së Shenjtë Imam Rizait (a.s.) në Mashhad.

Gjatë seminarit, zyrtarë nga Irani dhe Iraku bënë marreveshje në përputhje me marrëveshjet për heqjen e vizave - tashmë në fuqi - për të lehtësuar udhëtimin e vizitoreve iranianë në Irak.

"Vizitoreve iranianë nuk u kërkohet të marrin pjesë në Ambasadën Irakiene për përgatitjen e vizave."

Duke nënvizuar praninë e më shumë se 2.3 milion vizitoreve  iranianë në Arba'inin  e fundit, Sadr  Xhavad  Kandil tha:

"Shpresoj se heqja e kërkesës për vizë do të rrisë numrin e haxhijve  në 3 milion këtë vit."

Ai gjithashtu iu referua pranisë së më shumë se 12 milion vizitoreve  irakenë në Arba'in  çdo vit dhe tha: "Cdo vit, gjatë ceremonisë së Arba'init,  vendi dëshmon praninë masive të dashamirëve të Imam Hussejnit (a.s.) nga e gjithë bota.."

Ambasadori i Irakut në Iran gjithashtu vuri në dukje praninë e më shumë se 4 milion irakianëve në Iran gjatë vitit të kaluar, duke thënë se shifrat tregojnë për marrëdhënie të mira midis dy vendeve.

Diku tjetër, ai e përshkroi viziten e Arba'init si një nga tubimet më të mëdha njerëzore në histori, duke thënë se gjatë Haxhit, vetëm 3 milion haxhilerë hyjnë në Arabinë Saudite, ndërsa gjatë 20 ditëve të ceremonisë së Arba'init  udhëtojnë më shumë se 15 milion vizitorë në Irak.

Xhevad Kandil gjithashtu i referohej Arba'init  si një mundësi që vizitoret  të njihen më shumë me kulturën e mikpritjes së njerëzve që i shërbejnë vizitoreve te Imam Hysejnit (a.s.).



Burimi : Astan Quds Razavi