Dalai Lama merr pjesë në Konferencë e Muslimanëve Shia, Sunni në New Delhi

Publikuar në Qershor 28, 2019, 12:53 a.m.

Një konferencë mbi bashkimin dhe bashkëjetesën paqësore midis muslimanëve shiitë  dhe myslimanëve sunitë u mbajt të hënën në Nju Delhi të Indisë.

Udhëheqësi budist tibetian, Dalai Lama ishte i pranishëm në tubim dhe  foli në këtë konferencë.

Ai tha se muslimanët duhet t'i japin fund konflikteve ndërmjet muslimanëve shia dhe sunni.

Ai shtoi se mesazhi i të gjitha feve është e Vërteta dhe uniteti.

"Lufta dhe konfliktet nuk janë një zgjidhje e mirë për zgjidhjen e problemeve", vazhdoi Dalai Lama.

Gjithashtu, në konferencë  ishte Muhammed Hamid Ansari, nënkryetar i 12-të i Indisë nga viti 2007 deri në vitin 2017, i cili theksoi nevojën për unitet mes të gjithë muslimanëve.

Ai gjithashtu përshëndeti kulturën e bashkëjetesës paqësore në Indi.

Një tjetër drejtues, Sejjid Mahmud Assad Madani,  Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës Muslimane Indiane  Xhamiat Ulama-i-Hind, theksoi refuzimin e ekstremizmit dhe tha se të gjithë duhet të jetojnë bazuar në tolerancë.



Burimi : IQNA