Berlini do të organizojë konferencën më të madhe evropiane mbi Iranologjinë

Publikuar në Qershor 25, 2019, 2:18 a.m.

Akademia e Iranologjisë e Universitetit të Lirë të Berlinit do të zhvillon  Konferencën e 9-të Evropiane të Iranologjisë në Gjermani e cila do të mbahet  më 9-13 shtator 2019

Konferenca Evropiane e Iranologjisë, një nga konferencat më të mëdha në Evropë, mbahet një herë në çdo katër vjet, sipas faqes së internetit të Universitetit të Lirë të Berlinit.

Letërsia persiane, filozofia iraniane, historia, studimet fetare, studimet kulturore, arti dhe arkeologjia dhe antropologjia janë ndër çështjet më të rëndësishme të konferencës së nëntë.

Instituti Europian i Iranologjisë që po  organizon  konferencën, u themelua në vitin 1983 me mbështetjen e Fondacionit Shkencor Europian, që synon nxitjen, zhvillimin dhe mbështetjen e studimeve iraniane në kohët e lashta, të mesme dhe moderne.

Instituti Europian i Iranologjisë  është gjithashtu aktiv  në fushën e studimeve iraniane në fushat e gjuhësisë, letërsisë, fesë, artit, historisë, arkeologjisë, filozofisë, etnologjisë, gjeografisë, shkencave humane dhe njohurive teorike.



Burimi : IRNA