70 imamë predikojnë kundër terrorit në 35 vende

Publikuar në Qershor 5, 2019, 1:11 a.m.

Ministri i Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, Shejh Abdullatif Al-Ashejh , i cili mbikqyrte ngjarjen, tha se programi ndihmoi të ndriçonte muslimanët rreth fesë së tyre

Shtatëdhjetë imamë sauditë  predikikuan të xhumanë në 35 vende të botës si pjesë e një iniciative të udhëhequr nga Mbretëria Saudite që dënojnë  ekstremizmin dhe dhunën.

Projekti ndërkombëtar, që synonte promovimin e vlerave të Islamit për moderim dhe tolerancë, u zhvillua nën programin  e  Arabisë Saudite.

Ministri i Mbretërisë së Çështjeve Islame Shejh Abdullatif Al-Asheikh, i cili mbikqyrte ngjarjen, tha se programi ndihmoi në ndriçimin e myslimanëve rreth fesë së tyre.

Gjatë predikimeve të tyre, imamët theksuan rëndësinë e agjërimit, lutjes dhe leximit të Kur'anit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit dhe u bënë thirrje muslimanëve rreth botës që të bashkohen kundër atyre që dëshironin të shkaktojnë ndarje midis besimeve.

Komunitetet përgëzuan predikimet e së premtes, shumë prej të cilave u transmetuan në kanalet televizive shtetërore, për të ndihmuar që muslimanët të bashkohen nën flamurin e moderimit, duke hedhur poshtë të gjitha format e ekstremizmit dhe terrorizmit.



Burimi : SPA