Alae al-Said mban një dhimbje dhe shpresë palestineze në Romë

Publikuar në Maj 28, 2019, 10:56 p.m.

Një përqafim nuk nevojë domosdoshmërisht për duar, krah . Mund të jetë me një fjalë, në një libër, në një roman, dhe letra të ndershme. Dashuria nuk kufizohet vetëm te njerëzit. Mund të jetë për atdheun qoftë afër ose larg.

Përqafimi i një gruaje të re palestineze, Alae al-Said  ka dërguar në vendin e saj një roman 272 faqesh  duke treguar historitë dhe kujtimet e njerëzve që jetojnë nën pushtimin brutal.

Në romanin e saj "Sabun" (Sapuni) , Alae shkroi tregimet në gjuhen italiane për dashurinë,  ambiciet, vuajtjet, durimin, dhe shtypje të frymëzuar nga kujtimet e fëmijërisë të babait të saj në qytetin e Bregut Perëndimor të Nablus para se të emigronte në Milano.

"Kam filluar të mendoj për të shkruar një roman në vitin 2014. Ngjarjet e romanit zhvillohen në Nablus, ku babai im ka lindur dhe u rrit, dhe me 1987, me shpërthimin e Intifadës së parë, dhe do të përfundojë në vitin 2014," tha Alae studimet e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Milanos.

Përmes karakterit të vajzës palestineze me emrin Asia dhe babai i saj, i cili zotëron një fabrikë sapuni (Sabun) në Nablus, Alae përcjell imazhin e përsëritur të pushtimit izraelit i cili vazhdimisht  ju rrëmben palestinezëve ëndrrat e të tyre, dhe zvogëlojnë ambiciet e tyre.

"Çdo palestinez në diasporë ka një përgjegjësi për të treguar historinë palestineze", theksoi Alae.

Në një kohë kur propaganda izraelite (Hasbara) po përhapet  në Evropë për të promovuar tregime të rreme izraelite dhe të ndikojnë në opinionin publik ndërkombëtar, shqetësimi Alae është të prekë zemrat sa më shumë të jetë e mundur dhe për të përhapur ndërgjegjësimin në mesin e italianëve në veçanti në lidhje me jetën e popullit  palestinezë që vuajnë nga shtypja dhe zhvendosja.

      



Burimi : The Palestinian Information Center