AGJËRIMI NË BIBËL

Publikuar në Maj 24, 2019, 1:56 a.m.

Agjërimi ka qenë i obliguar për Jehudit dhe të Krishterët, ku vetë Jezusi i ka urdhëruar, në Bibël shkruan: “Dhe kur të agjëroni, mos u tregoni të pikëlluar si hipokritët; sepse ata shfytyrohen për t'u treguar njerëzve se agjërojnë; në të vërtetë ju them se ata tashmë e kanë marrë shpërblimin e tyre. Kurse ti, kur të agjërosh, vajose kokën dhe laje fytyrën, me qëllim që të mos u tregosh njerëzve se ti agjëron, por Atit tënd në fshehtësi; dhe Ati yt, i cili shikon në fshehtësi, do ta japë shpërblimin publikisht”. (Bibla, Mateu 6:16-18)
Poashtu edhe profetët e tjerë kan agjëruar si: Moisiu, Davidi, Jezusi etj

Bibla thotë: “Kështu Moisiu mbeti aty me Zotin dyzet ditë dhe dyzet net; nuk hëngri bukë as piu ujë. Dhe Zoti shkroi mbi pllakat fjalët e besëlidhjes, dhjetë urdhërimet”. (Exodi 34:28) “Atëherë Davidi iu lut Perëndisë për fëmijën dhe agjëroi...”. (2 Samueli 12:16) “Atëherë Fryma e çoi Jezusin në shkretëtirë, që djalli ta tundonte. Dhe, mbasi agjëroi dyzet ditë e dyzet net, në fund e mori uria”. (Bibla, Mateu 4:1-2)
Në versetet tjera shkruan:
“Atëherë ata i thanë: ''Përse dishepujt e Gjonit si dhe ata të farisenjve agjërojnë shpesh dhe luten, kurse të tutë hanë dhe pinë?''. Ai u përgjigj atyre: ''A mund t'i bëni dasmorët të agjërojnë, derisa dhëndri është me ta? Por do të vijnë ditët kur do t'ua heqin dhëndrin dhe atëherë, në ato ditë, ata do të agjërojnë''. (Bibla, Luka 5:33-35) “Prandaj tani", thotë Zoti, "kthehuni tek unë me gjithë zemrën tuaj, me agjërime, me lot dhe me vajtime". I bini borisë në Sion, shpallni një agjërim, thërrisni një kuvend solemn”. (Joeli 2:12-15) “Por ky lloji demoni nuk del veçse me anë të lutjes dhe të agjërimit''. (Mateu 17:21) “Ky lloj frymërash nuk mund të dëbohet ndryshe, përveç, se me lutje dhe agjërim''. (Marku 9:29)