200 mijë palestinezë falin namazin e xhumasë në xhaminë Al-Aksa
Rreth 200.000 palestinezë kanë falur Namazin e Xhumasë në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Jerusale, Kuds.
Jerusalemi, Kudsi Lindor, është qyteti në të cilin gjendet Xhamia e Al-Aksa, e cila është Kibla e parë, drejt së cilës muslimanët janë orientuar gjatë namazeve, raporton AA.
Përveç kësaj, në këtë qytet gjenden edhe vendet më të rëndësishme të shenjta për të krishterët dhe hebrenjtë.
Përkundër të gjitha vështirësive dhe pengesave të Izraelit për të parandaluar palestinezët që të vijnë në Xhaminë Al Aksa, ata kaluan pikën ushtarake në mes të Bregut Perëndimor dhe Jerusalemit, Kudsit për të falur namazin e xhumasë në Xhaminë Al-Aksa.
Policia izraelite bllokoi trafikun në rrugët pranë qytetit të vjetër në Jerusalemin,Kudsin Lindor. Përveç autobusëve, askush nuk mund ta kalonte atë rrugë. Pas një udhëtimi të gjatë, palestinezët arritën në Xhaminë Al-Aksa, e cila u mbush sot me besimtarë.
Sipas të dhënave të Drejtorisë së Vakëfit Islam të Jerusalemit, Kudsit, Namazin e Xhumasë e kanë falur rreth 200.000 palestinezë. Imami i xhamisë Al-Aksa, Shejh Yusuf Abu Suneyne, i bëri thirrje Botës Islame për Bashkim.
Imami Xhamisë Al-Aksa, Shejh Ismail Navahde në hytbe, duke iu drejtuar besimtarëve, i bëri thirrje Botës Arabo-Islame për të mbrojtur Xhaminë Al-Aksa dhe Jerusalemin, Kudsin. Ai gjithashtu vuri në dukje rëndësinë e ardhjes në Xhaminë Al-Aksa.
Në rajonin e Xhamisë Al-Aksës në gatishmëri ishin qindra policë izraelitë.
Burimi : Anadolu Agency