40 Fëmijë hafizë të Kur'anit u nderuar në Jemen

Publikuar në Maj 18, 2019, 10:14 a.m.

Në një ceremoni të mbajtur në qytetin Tarim, guvernator i Hadhramaut të Jemenit, 40 djem dhe vajza që kanë mësuar përmendësh Kur’anin u nderuan.

Sipas faqes së internetit "alkhalij", ata ishin mes 125 të diplomuarve të Kur'anit dhe institucioneve fetare në qytet që u nderuan në këtë ngjarje.

Shoqëria Bamirëse e al-Dauah organizoi ceremoninë në fillim të javës tha raporti.

Ndër ata që kanë mbaruar kurset e mësimit të Kur'anit në qytet dhe janë nderuar në këtë ceremoni, ishte edhe një burrë 50 vjeçar.

Aktivitetet kur’anore vazhdojnë në Jemen, pavarësisht nga agresionit katërvjeçar i nisur nga Arabia Saudite dhe aleatët e saj kundër vendit të varfër arab, Jemenit, që ka lënë mijëra të vrarë dhe shumë të tjerë të plagosur dhe të pastrehë.