Ramazani ringjalli tregjet e Jerusalemit

Publikuar në Maj 18, 2019, 10:07 a.m.

Muaji i shenjtë i Ramazanit ka ringjallë  jetën në tregjet e Jerusalemit të pushtuar.

Tregjet e Jerusalemit në Ramazan janë mbushur me tregtarë, dhe klientë nga zona të ndryshme që vizitojnë tregjet e Qytetit të Vjetër në rrugën e tyre drejt xhamisë së Al-Aksa.

Duke ecur nëpër rrugët e qytetit të vjetër të Jerusalemit, vizitorët shijojnë erën e parfumeve  që vjen nga qindra dyqane të stolisura me fenerë të bukur me madhësi të ndryshme.

Përkundër vuajtjeve të pronarëve të dyqaneve në Jerusalem dhe paaftësisë së tyre për të sjellë shumë mallra në treg për shkak të taksave të larta të imponuara  nga okupimi izraelit, tregjet në Jerusalem lulëzojnë në Ramazan nga numri i madh i besimtarëve që vizitojnë qytetin e shenjtë .

Në qytetin e vjetër të Jerusalemit ka dyqind dyqane, prej të cilave 601 janë të mbyllura, që përfaqësojnë 29%, dhe shumë prej tyre janë aktivë gjatë Ramazanit.

Tregtari kryesor Xhevad  Abu Omar tha se palestinezët kryesisht blejnë ushqime dhe ëmbëlsira në fillim të Ramazanit, ndërkohë që shitja e rrobave dhe e këpucëve është më aktive afër  Bajramit.

Ebu Omar tha se fusha të tjera të tregtisë në Jerusalem ndikohen nga lëvizja aktive e turizmit që shoqëron muajin e shenjtë të Ramazanit, duke i bërë thirrje palestinezëve të grumbullohen në tregjet e Jerusalemit për të forcuar qëndrueshmërinë e popullit të tij.

Ai shtoi se Ramazani i shton një gëzim të papërshkrueshëm atmosferës në Qytetin e Vjetër, tregjet, Xhaminë e Al-Aksa dhe rrethinat e saj.

Drejtori i Përgjithshëm i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Jerusalem, Luay al-Huseini, tha për Wafa se veprimtaria tregtare në Jeruzalem në Ramazan është e përqendruar në zonat e Bab al-Amud, Khan al-Zeit dhe Bab al-Wad ku kryesisht ushqimet dhe rrobat janë me te shiturat.

Al-Huseini tha se tregjet e Jerusalemit në Ramazan janë të hapura pothuajse 24 orë në ditë, ndërsa në ditët normale ato mbyllen në orën 17:00, pasi turistët dhe besimtarët nuk janë më në gjendje të hyjnë në qytet për shkak të kufizimeve izraelite.

Ai vuri në dukje se një numër i madh dyqanesh në tregjet e Jerusalemit, veçanërisht dyqanet e kasapëve, mbyllen gjatë vitit dhe hapen vetëm në Ramazan për shkak të taksave të shtrejta që detyrohen t’u paguajnë autoriteteve izraelite.