1.300 vullnetarë ndihmojnë haxhijtë në Xhaminë e Pejgamberit

Publikuar në Maj 18, 2019, 10:04 a.m.

Më shumë se 1.300 vullnetarë ofrojnë ndihmë  për haxhijtë në Xhaminë e Muhmmedit (a.s.) në Medine gjatë Ramazanit.

Përpjekjet e tyre janë pjesë e një plani vullnetarësh të dizajnuar për të ofruar shërbime shëndetësore dhe humanitare për vizitorët. Ajo u miratua nga kryetari  i Gjysmëhënës së Kuqe Saudite.

Khalid Al-Sahli, zëdhënësi zyrtar i Gjysmëhënës së Kuqe Saudite në Medine, ka thënë se plani përfshin ndihmën mjekësore në xhami gjatë periudhave të pikut, dhe në rrugë që çojnë në të dhe në Medine. Përveç kësaj,     35 qendra emergjente janë ngritur në rajon, me personel nga më shumë se 45 ekipe  të ndihmës së shpejtë.