Kryetari Ruhani mirëseardhje për Imran Khanin në Teheran

Publikuar në Prill 24, 2019, 12:47 a.m.

Kryetari i Iranit, Hassan Rouhani të hënën e ka mirëpritur me mirëseardhje Kryeministrin e Pakistanit Imran Khan në kompleksin Kulturor Saadabad. 

Pas ceremonisë zyrtare, presidenti i Iranit dhe Kryeministri i Pakistani  do të ketë bisedime dypalëshe dhe me delegacionet më të larta e të dy vendeve do të diskutojnë çështje me interes të përbashkët.

Kryeministri i Pakistanit Imran Khan të dielën ka vizituar Xhaminë e Hazreti Imam Rizait (a.s.) në Mashhad, dhe një ndalesë të shkurtër rrugës për Teheran në një vizitë zyrtare dy-ditore.

Kryeministri u ul në aeroportin ndërkombëtar të Teheranit të dielën, ku u prit ngrohtësisht nga Ministri i Shëndetësisë i Iranit, Said Namak.

Kryeministri Imran Khan është i shoqëruar nga një delegacion i përbërë nga Ministri për të Drejtat e Njeriut Dr. Shirin Mazari, Ministër për Çështjet Detare, Sejjid Ali Haider Zaidi, këshilltar për Tregti Abdul Razak Davudi, asistent special në Emigracionin Pakistanez, Zulfiqar Buhariu, asistent special për Shërbimin Kombëtar të Shëndetit, Dr Zafarullah Mirza dhe Asistenti Special i Naftës, Nadim Baber.



Burimi : IRNA