Shoqata e Dijetarëve bënë thirrje për mobilizim për Palestinën

Publikuar në Prill 11, 2019, 2:43 a.m.

Shoqata Botërore e Dijetarëve Musliman bëri thirrje për mobilizim për të mbështetur popullin palestinez.

Shoqata Botërore e Dijetarëve Musliman bëri thirrje për mobilizim për të mbështetur popullin palestinez.

Kryetar i Shoqatës Dr. Ahmed er-Raysuni, në deklaratën e tij në faqen e internetit të kësaj shoqate, theksoi se liderët e botës islamike kanë vepruar me ngut për t’u normalizuar me Izraelin sionist, dhe u shpreh se: “Fakti që udhëheqësit në botën islame janë të angazhuar në konflikte dhe në ngut për t'u normalizuar me Izraelin, kanë bërë që armiku të sillet me guxim. Është koha që populli musliman të ndërmerr veprime për të mbështetur vëllezërit e tyre dhe për të mbrojtur vendet e tyre të shenjta.”

Raysuni u shpreh se: “Xhamia Al-Aksa është në rrezik. Populli palestinez është i ekspozuar ndaj sulmeve dhe presioneve”, si dhe vuri në dukje se praktika të tilla si mbyllja e xhamisë al Aksa, gërmimet e bëra aty si dhe pushtimi i vendit, kanë në plan jahudizimin e vendit, fshirjen e identitetit islamik si dhe ndërtimin e të ashtuquajturit Tempulli i Solomonit.

Raysuni bëri thirrje për rikujtimin e Jeruzalemit, xhamisë al Aksa dhe popullit palestinez, në ditën e premte që është dita për mobilizim për të ndihmuar popullin palestinez.

Nga ana tjetër, anëtari i Shoqatës së Dijetarëve Musliman, Nevvaf et-Tekruri, tha në një deklaratë, se shoqata ka vendosur që dita e premte të jetë dita për ndihmë ndaj Jeruzalemit dhe Palestinës,  dhe se i ka bërë thirrje popullit për mobilizim dhe xhihad material.

Tekruri, i cili është gjithashtu kryetari i Komitetit të Dijetarëve Palestinez, u bëri thirrje imamëve dhe mendimtarëve të Ummetit Islam për të përdorur platformat e tyre në këtë drejtim.

Ndërkohë që forcat izraelite shpesh sulmojnë Xhaminë Al-Aksa, hebrenjtë fanatik ndonjëherë hyjnë në oborrin e Xhamisë Al-Aksa, të shoqëruar nga policia izraelite. Kjo situatë shpesh shkakton përshkallëzimin e tensionit në rajon dhe konfliktin mes palestinezëve dhe policisë izraelite.

Hebrenjtë po gërmojnë nën Kompleksin e xhamis Al Aksa, me pretedimin se aty janë gjetur mbetje të Tempullit të Solomonitdhe argumentojnë se edhe ata kanë të drejtë të adhurojnë në xhaminë Al Aksa.



Burimi : Tasnim News Agency