Netanjahu fitues i zgjedhjeve parlamentare izraelite

Publikuar në Prill 11, 2019, 2:35 a.m.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu është fitues i zgjedhjeve parlamentare dhe ka siguruar mandatin e pestë në krye të qeverisë, ka publikuar kanali televiziv 12. Pas 96% të votave të numëruara, partia Likud ka fituar 37 vende në Knesset, ndërsa partia e kaltër-bardhëve ka fituar 36 vende në Knesset.

Edhe pse asnjë parti nuk ka fituar shumicën në parlamentin izraelit, i cili ka 120 vende, rezultatet preliminare e vendosin Benjamin Netanjahun në pozitë më të fuqishme  për krijimin e qeverisë së koalicionit me partitë tjera të djathta.

“Kjo është fitore e madhe”, ka thënë Netanjahu para  ithtarëve të tij në fjalimin e mbajtur vonë në mbrëmje në shtabin e tij, duke thënë se kjo natë e gjatë, e ndoshta edhe dita në vijim, do të kalojë në pritjen e rezultateve përfundimtare. Në rast se fiton, Netanjahu(69) gjatë kësaj vere do të jetë kryeministri izraelit me stazhin më të gjatë në postin e kryeministrit në historinë 71 vjeçare të shtetit të tij.

Kundërshtari i tij politik, Gantzi, poashtu ka shpallur fitoren, pasi që janë publikuar rezultatet e para të sondazhit.”Ne jemi fitues. Dëshirojmë që të falënderojmë Benjamin Netanjahun për shërbimin e tij të gjertanishëm kombit”.

Analisti politik Olfer Zalzberg ka thënë se edhe Likudi dhe Të kaltërit të bardhë duhet të shikojnë “si frymojnë” partitë e vogla për të ditur se a do të kenë mbështetje të duhura për krijimin e koalicionit.”Netanjahu është më afër krijimit të edhe një qeverie të djathtë, por duhet të presim edhe pak dhe të shohim”, ka thënë .

Duke komentuar zgjedhjet, negociuesi kryesor palestinez Saab Erakat ka thënë: “Izraelitët kanë votuar për ruajtjen e status kosë. Kanë thënë “jo paqes dhe po okupimit”.”Popullariteti i Netanjahut ishte  përcjell me një varg aferash korrupsionesh të cilët ishin të ndërlidhur me emrin e  tij gjatë viteve të fundit”.

Nga ana tjetër, koalicioni i partive të qendrës Të kaltrit-të bardhë të Gantzit, ish komandant i shtabit të ushtrisë izraelite dhe deputetit të shquar të Yair Lapidit, paraqitej si aleancë jo e ndotur me afera korrupsioni dhe me përvojë  të gjatë ushtarake si ish komandnat i forcave të armatosura izraelite.

Megjithatë, për dallim nga rivalët e tij  më të “ashpër” politik, Netanjahu ka përvojë politike më shumë dekadash. Madje 40 parti politike kanë garuar për zgjedhjet parlamentare për Knessetin izraelit, ndërsa pragu zgjedhor ishte 3,25%.



Burimi : Aljazeera Balkans