Izraeli ka arrestuar mbi 6.000 fëmijë palestinezë që nga viti 2015

Publikuar në Prill 10, 2019, 3:45 a.m.

Forcat izraelite arrestuan më shumë se 6.000 fëmijë palestinezë që nga viti 2015, sipas      Shoqatës së të Burgosurve të Palestinës (PPS),  e cila tha në një deklaratë që shënon Ditën e Fëmijëve Palestinez, se 98% e fëmijëve të arrestuar kishin qenë subjekt i abuzimit psikologjik dhe fizik, ndërsa ishin në paraburgim nga Izraeli.

Shoqata e të Burgosurve të Palestinës (PPS), tha se forcat izraelite arrestuan dhjetëra të mitur të palestinezë pas vrasjes dhe plagosjes së tyre me municion ose me plumba të çelikut të veshur me gome.

Fëmijët që jetojnë në Jerusalemin Lindor të pushtuar janë më në shënjestër, me dhjetëra të tjerë që përballen me arrestime më shumë se një herë në muaj, veçanërisht gjatë periudhave të tensioneve të larta, siç janë protestat e Bab al-Rahma (Porta e Mëshirës) në mars.

Shoqata e të Burgosurve të Palestinës (PPS), shtoi se të miturit u arrestuan gjatë bastisjeve të natës u transferuan në qendrat e marrjes në pyetje dhe të paraburgimit, ku u nënshtrohen sulmeve fizike dhe u privuan nga ushqimi dhe uji për disa orë.

Shoqata e të Burgosurve të Palestinës (PPS), gjithashtu konfirmoi se e drejta e fëmijëve për të pasur një prind ose kujdestar të pranishëm gjatë marrjes në pyetje shpesh është lënë pas dore dhe fëmijët shpesh detyrohen të nënshkruajnë deklarata të shkruara në gjuhën hebraike, të cilën ata nuk mund ta lexojnë apo kuptojnë.

"Kushtet kanë lënë që fëmijët e liruar të vuajnë nga ankthe, pagjumësi, rënie në arritjet shkollore dhe reagimi në mënyrë agresive me mjedisin dhe shoqërinë e tyre", theksoi PPS.

PPS u bëri thirrje organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, përfshirë UNICEF-in, që të ndërmarrin "veprime efektive kundër shkeljeve të kryera kundër fëmijëve të arrestuar nga forcat izraelite".

Sipas grupit të të drejtave të të burgosurve Addameer, janë mbajtur 5.450 të burgosur palestinezë në burgjet izraelite, duke përfshirë 205 të mitur, 32 prej të cilëve nën 16 vjeç.



Burimi : Ma'an