SHBA-të e shpallën Gardën revolucionare iraniane”terroriste”

Publikuar në Prill 9, 2019, 12:13 a.m.

Kjo është hera e parë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës zyrtarisht ka shpallur ushtrinë e një shteti tjetër si “grup terrorist”.

SHBA-të kanë shpallur Gardën elite revolucionare iraniane si “organizatë terroriste”, ka deklaruar presidenti amerikan Donald Trump, kjo është hera e parë që Washingtoni zyrtarisht e ka shënuar ushtrinë e një shteti tjetër”terroriste”.

Kritikët kanë paralajmëruar se ky hap do të mund të sjell që edhe qeveritë tjera, të disponuara armiqësisht ndaj SHBA-ve, të bëjnë të njëjtën gjë kur është në pyetje ushtria amerikane. SHBA-të i kanë vendosur në listën e zezë me dhjetëra institucione dhe individ për shkak të lidhjeve të tyre me Gardën revolucionare.

Trumpi më herët ka konfirmuar raportet se SHBA-të planifikojnë atë të bëjnë të hënën, duke thënë se SHBA-të do të vazhdojnë të rrisin presionin financiar dhe të rrisin shpenzimet Iranit për shkak të” mbështetjes së tij aktiviteteve terroriste”. Trumpi ka deklaruar se ky hap”njeh realitetin” se Irani” mbështet terrorizmin” dhe se Garda revolucionare e  saj është pjesëmarrës aktive. Zyrtarët e administratës kanë deklaruar se ky hap për më tepër do të izolojë Iranin dhe do të sqarojë se SHBA-të nuk do të tolerojnë mbështetjen e vazhdueshme të Iranit grupeve kryengritëse dhe tjerëve të cilët destabilizojnë Lindjen e Afërt.

Ky hap mund të ketë pasoja për personelin amerikan në Iran, politikën në rajon dhe tjetërkund, pasi që Irani ka kërcënuar me hakmarrje në rast se Washingtoni vendos për këtë hap. Gjatë vikendit, zyrtarët iranian kanë paralajmëruar SHBA-të të mos ndërmerr këtë hap, duke thënë se kjo do të mund të destabilizojë rajonin dhe  të shkaktojë përgjigje hakmarrëse.

Ministri iranian i punëve të jashtme Xhevad Zarifi ka deklaruar të dielën se një masë e tillë do të ishte”edhe një katastrofë  e SHBA-ve” dhe ka paralajmëruar për pasojat të cilën mund të ketë. Muhamed Ali Xhaferi, komandant i Gardës revolucionare iraniane ka thënë se forcat amerikane të stacionuara në Lindjen e Afërt “ do të humbin statusin aktual të tyre në rast se Washingtoni vazhdon me këtë “budallaki” dhe ka paralajmëruar  “hapin reciprok” të Teheranit ndaj kësaj.



Burimi : Aljazeera Balkans