Raporti palestinez: Izraeli vrau 41 palestinezë në vitin 2019

Publikuar në Prill 6, 2019, 1:43 a.m.

Tubimi Kombëtar i Familjeve të Palestinës të dielën tha se pushtimi izraelit ka vrarë 41 palestinezë që nga fillimi i vitit 2019.

Sekretari i Përgjithshëm i Tubimit, Muhammed Sbeihat tha se në raportin e parë tremujor për vitin 2019, 24 nga dëshmorët ishin nga pjesa jugore dhe 17 nga pjesa veriore e Paletinës.

Muhammed Sbeihat shtoi se dy prej dëshmorëve janë femra dhe 12 nën moshën 18 vjeç. Muxhahid Abu Amsha, 13 vjeç, nga kampi refugjat në Xhabalia në Rripin e Gazës ishte më i riu.

Më i moshuari ishte Fares Baroud, 51 vjeç, nga kampi i refugjatëve al-Shati në Rripin e Gazës i  cili vdiq në burgjet izraelite më 6 shkurt, sipas raportit.

Muhammed Sbeihat vuri në dukje se shtatë familje palestineze nuk kanë marrë ende trupat e të afërmve të tyre të vrarë, që do të thotë se në vitin 2019 numri i dëshmorëve  palestinezë të mbajtur nga autoritetet izraelite u rrit në 266.