Irani feston përvjetorin e Themelimt të Republikës Islamike

Publikuar në Prill 5, 2019, 12:31 a.m.

Dyzet vjet më parë, thirrja e popullit iranian për një sistem politik të bazuar në vlerat Islame fitoi një moment kur më shumë se 98 për qind e votuesve të mundshëm në një referendum dy-ditor nacional votuan për themelimin e Republikës Islamike.

Irani përkujton 40 vjetorin e përzgjedhjes së Republikës Islamike si sistem zyrtar qeverisës i vendit, i cili u miratua nga shumica dërmuese e votuesve në referendumin e vitit 1979, disa javë pas fitores së revolucionit.

Veprimi i iranianëve për të zgjedhur Republikën Islamike si sistem politik të vendit pasuan më pak se dy muaj pas fitores së Revolucionit Islamik në shkurt të vitit 1979, i cili i dha fund sundimit 2500 vjeçar monarkik në Iran.

Çdo vit, Irani përkujton përvjetorin e fillimit të Republikës Islamike në Farvardin 12, e quajtur "Dita e Republikës Islamike".

Sistemi u krijua në Iran në përputhje me moton popullore të Revolucionit Islamik të vitit 1979 që kërkoi "Pavarësinë, Lirinë dhe Republikën Islamike" për Iranin.



Burimi : Tasnim News Agency