Zarif i përshkruan sanksionet amerikane si terrorizëm ekonomik

Publikuar në Prill 3, 2019, 11:30 p.m.

Ministri i Jashtëm iranian i referohet sanksioneve amerikane kundër iranianëve si terrorizëm ekonomik.

Ai shtoi: "Kjo nuk është vetëm luftë ekonomike; është terrorizem ekonomik.

Shirat e pashembullt shkaktuan përmbytje në pjesë të ndryshme të Iranit gjatë dy javëve të fundit, ku u mbyten dhe u plagosën dhe një numër i madh i banorëve u zhvendosën në të gjithë Iranin.

Në fillim të ditëve të përmbytjeve, udhëheqësi suprem i Iranit, Ajetullah Ali Hamenei i bëri thirrje të gjitha forcave të armatosura iraniane të shpejtojnë për konsolidimin e operacioneve të ndihmave.

Më parë, Shefi i Gjysmë Hënes së Kuqe, Hassan Farahani në takim me të dërguarin norvegjez në Iran Lars Nordrum aludoi në sanksione të cilat e bënë të vështirë procesin e dërgimit të ndihmave ndërkombëtare të  Shoqatës Gjysmë Hëna e Kuqe të Iranit, duke thënë se sanksionet kanë rritur presionin ndaj njerëzve dhe veçanërisht ndaj atyre që u dëmtuan në incidente.

Ndërkohë më herët dhe në reagim ndaj politikave të dështuara të Trumpit kundër Iranit, Zarif tha se D.Trump është duke u kapur në çdo kashtë për të portretizuar politikën e tij të dështuar të Iranit si një sukses të tij! Ai gëzohet për mjerimin që ai mendon se i ka imponuar iranianëve të zakonshëm. Ashtu si paraardhësit e tij, ai do të mësojë se iranianët kurrë nuk i nënshtrohen presionit ".



Burimi : IRNA