Udhëheqësi Themelues i Hamasit, Sheiku Yasin, u vra nga sionistët 15 vjet më parë

Publikuar në Mars 28, 2019, 7:05 p.m.

Udhëheqësi Themelues i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës, Hamasit, Sheiku Ahmed Yasin është përkujtuar në 15 vjetorin e vdekjes së tij.

Udhëheqësi Themelues i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës, Hamasit, Sheiku Ahmed Yasin është përkujtuar në 15 vjetorin e vdekjes së tij.

Sheiku Ahmed Yasin ka lindur në fshatin Al-Cevra të qytetit Askalan të Palestinës në vitin 1936, dhe kur ishte në moshën 16 vjeqare, ai ra me kokë gjatë një aktiviteti noti dhe i gjithë trupi i tij u paralizua si rezultat i thyerjes së kockave të qafës.

Sheiku Ahmed Yasin luajti një rol të rëndësishëm në vetëdijësimin e palestinezëve ndaj sionizmit, në periudhën kur e gjithë Palestina u kap nga okupatorët sionist në vitin 1967.

Sheik Yasin ishte i njohur pas krijimit të Qendrës Islamike në Gaza, dhe në atë periudhë, ai e shqetësonte jashtëzakonisht qeverinë e Izraelit, dhe kjo e fundit e kishte ftuar atë disa herë në stacionin policor.

Sheiku Yasin i cili kishte shërbyer si udhëheqës i Hamasit në pozitën e pionierit të Intifadës, që filloi më 8 dhjetor të vitit 1987, u arrestua përsëri nga sionistët më 18 maj 1989.  Intifada u ashpërsua edhe më shumë me arrestimin e edhe shumë antarëve të Lëvizjes së Rezistencës Islamike.

 Sheiku Yasin, i cili u paraqit para një gjykate më 3 janar 1990 dhe ishte gjykuar për 15 akuza të ndryshme, iu kishte thënë antarëve të gjykatës: “Kjo gjykatë nuk ka të drejtën dhe juridiksionin për të më gjykuar ligjërisht. Sepse kjo gjykatë është themeluar nga pushtuesit. Prandaj, kjo është krejtësisht e paligjshme.”

Sheiku Ahmed Yasin, i cili u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 1991, kishte thënë se: “Për mua është më mirë të qëndroj 100 vjet në burg, se sa të bëjë kompromis dhe të dal.”

Pas qëndrimit në burg për rreth tetë vjet e gjysmë, ai u lirua mbëmjen e së martës, më 30 shtator të vitit 1997 dhe u dërgua në Amman të Jordanisë, për t’u trajtuar.

15 dhjetor 2001, xhamia në të cilën Sheiku Ahmed Yasin ndodhej në të, ishte sulmuar nga raketatat e ushtrisë izraelite, por Yasin shpëtoi pa u lënduar.

Më 24 qershor 2002, Sheik Ahmed Yasin u morr në arrest shtëpiak nga Autoriteti Palestinez në shtëpinë e tij në Rripin e Gazës.

Në shtator 2003, Izraeli bombardoi një vend ku u takuan drejtuesit e HAMAS-it, dhe Shejkh Yasin i mbijetoi këtij bombardimi me një plagë të lehtë në dorë.

Sheiku Ahmed Yasin, një udhëheqës i madh që udhëhoqi dy intifada të veçanta kundër okupimit në Palestinë dhe pavarësisht se ishte i paralizuar, ai nuk u tërhoq nga rezistenca, vdiq me 22 mars 2004, në një xhami pranë shtëpisë së tij, përderisa ishte duke falur namazin e sabahut, ndërkohë që sionistët e sulmuan me raketa xhaminë në fjalë.



Burimi : Tesnim News Agency