16 mijë persona humbën jetën në sulmet e koalicionit saudit në Jemen

Publikuar në Mars 27, 2019, 1:08 a.m.

Qendra Jemenase për të Drejtat e Njeriut "Ayn" tha në një deklaratë se mbi 16 mijë jemenas u vranë në sulmet e koalicionit saudit në Jemen.

Sipas raportit të IRNA, Qendra Jemenase për të Drejtat e Njeriut njoftoi se në sulmet e koalicionit saudit në këtë vend, numri i të vdekurve ka arritur në 16 mijë e 5, në mesin e të cilëve 3 mijë e 547 ishin fëmijë, ndërsa  2 mijë e 271 gra.

Ndërsa numri i të plagosurve në sulmet e koalicionit saudit në Jemen ka arritur në 24 mijë e 967; prej të cilëve 3 mijë 568 ishin fëmijë dhe 2 mijë e 560 gra.

Sipas raportit, pothuajse të gjitha infrastrukturat e shtëpive në Jemen u shkatërruan.

Regjimi saudit, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe një numri vendesh, filloi sulme ndaj Jemenit që nga viti 2015 dhe pastaj e rrethoi plotësisht vendin.

Deri më tani, miliona njerëz janë bërë refugjatë në sulmet e regjimit saudit dhe avionëve ushtarak të bashkëpunëtorëve ndaj këtij vendi.



Burimi : Rast Haber