Ricky Martin: Ju e quani atë gjuajtës, sepse ai nuk është musliman

Publikuar në Mars 19, 2019, 6:57 a.m.

Këngëtari i famshëm Ricky Martin ka postuar në llogarinë e tij në Instagram, në lidhje me sulmet në xhamitë në Zelandën e Re.

Ricky Martin ka postuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, në lidhje me sulmet në xhamitë në Zelandën e Re, me ç’rast humbën jetën 49 persona.

Martin deklaroi se mediat ndërkombëtare e quajtën sulmuesin si “gjuajtës” apo “përkrahës i ekstremizmit”, dhe u shpreh se:

“Njeriu që vrau më shumë se 40 muslimanë dhe plagosi 20 të tjerë. Të gjitha mediat ndërkombëtare e  quajtën atë ‘gjuajtës’ dhe ‘përkrahës i ekstremizmit’, por nuk e quajnë “terrorist”! Pse, sepse ai nuk është musliman.”



Burimi : Sputnik News