Palestina: Nuk do t’i bindemi vendimit të Izraelit për xhaminë al Aksa

Publikuar në Mars 19, 2019, 6:40 a.m.

Ministria e Punëve të Jashtme e Palestinës dhe Komiteti i Lartë Islamik në Jerusalem ka dënuar vendimin e gjykatës izraelite për të mbyllur Bab al-Rahma (Portën e Mëshirës) në xhaminë al Aksa, që ndodhet në Jeruzalemin e pushtuar Lindor.

Komiteti i Lartë Islamik i Jerusalemit, ka thënë në një deklaratë me shkrim se përmes shtypit izraelit, kishte mësuar se gjykata e Izraelit ka marrë vendim për të mbyllur Bab al-Rahma (Portën e Mëshirës) dhe se institucioneve nuk ju është dërguar asnjë njoftim në lidhje me këtë.

Duke folur për gazetarin e AA, kryetari i Delegacionit të Lartë Islamik të Jerusalemit dhe ish myftiu i Jerusalemit – Palestinës, Sheikh Ikrime Sabri, tha se vendimi është i pavlefshëm, duke shtuar se: “Ne besojmë se xhamia al Aksa ndodhet mbi gjykatat izraelite. Aksa nuk i nënshtrohet vendimeve të këtyre gjykatave.”

Sabri u shpreh se: “Ne nuk do t'i bindemi asnjë vendimi të Izraelit lidhur me xhaminë al Aksa. Ne e mbajmë qeverinë izraelite përgjegjëse për ngritjen e tensionit dhe shfaqjen e konflikteve.”

REAGIM NGA MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME

Në një deklaratë me shkrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Palestinës, u tha se vendimi ishte shumë i dukshëm dhe se Izraeli është fokusuar për të pushtuar të gjithë xhaminë al Aksa, e jo vetëm  Portën e Mëshirës.

Deklarata tha se rreziqet përreth Aksa-a kishin për qëllim përqëndrimin në ndarjen e përkohshme dhe zbatimin e iniciativave pushtuese që do të çonin në ndarjen hapësinore.

Gjykata Sulh e Izraelit vendosi të mbyllë përkohësisht Portën e Mëshirës në muret lindore të Xhamisë Al Aksa, që ndodhet në Jeruzalemin e pushtuar Lindor. Gjykata gjithashtu i kërkoi Administratës Islamike të Jerusalemit të përgjigjet brenda 60 ditësh ndaj rastit lidhur me Portën e Mëshirës.

Sipas marrëveshjes së paqes të nënshkruar midis Izraelit dhe Jordanisë më 26 tetor 1994, Xhamia Al Aksa dhe institucionet në Jeruzalem janë nën kujdesin e Administratës së Institucioneve Islamike të Jeruzalemit të lidhur me Ministrinë e Çështjeve Islamike të Jordanisë.

PORTA E MËSHIRËS

Në pjesën e brendshme të Portës së Mëshirës  e cila është ndër portat më të mrekullueshme të xhamisë al Aksa, deri në vitin 2003, mund të hyhej duke kaluar nga një pjesë që gjendej në oborrin Harem-i Sherif.

Por policia izraelite e kishte mbyllur pjesën nga e cila hyhej në Portën e Mëshirës, me pretendimin se “Një institucion i paligjshëm palestinez ka kryer veprimtari”.

Fakti se policia izraelite me 17 shkurt e kishte goditur me zingjir derën në hyrje të shkallëve që të çojnë tek Porta e Mëshirës, ishte konsideruar nga palestinezët si “një hap provokues”, dhe kishte shkaktuar reagim të madh nga populli.

Pas hapjes së Portës së Mëshirës, më 22 shkurt nga Shejh Abdul Aziz Selheb, kryetari i Këshillit Islamik të Fondacioneve Islamike, palestinezët këtu falën namaz për herë të parë pas 16 vjetëve.



Burimi : Sputnik News