Përgjigja e Sirisë ndaj deklaratës së përbashkët të vendeve evropiane: Dëshmi historike e gënjeshtrave dhe falsifikimit

Publikuar në Mars 18, 2019, 10:28 p.m.

Në përgjigje të deklaratës së përbashkët të Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë dhe Anglia, Ministrisë së Jashtme e Sirisë  tha se askush nuk i ka ftuar këto vende që kanë kryer krime lufte kundër sirianëve për të rindërtuar Sirinë.

SHBA, Franca, Gjermania dhe Anglia, në një deklaratë të përbashkët në kontekstin e 8 vjetorit të luftës në Siri, kishin argumentuar se nuk janë krijuar kushtet për rindërtimin dhe normalizimin në këtë vend.

Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë e cilësoi këtë deklaratë si “dëshmi historike e gënjeshtrave, hipokrizisë, mashtrimit dhe falsifikimit”.

Në deklaratë u tha se: “Këto vende që kanë vrarë dhe shkatërruar kurrë nuk kanë qenë të interesuara për rindërtim dhe askush nuk i ka ftuar ata të rindërtojnë. Ato vetëm duhet të kompensojnë vrasjet dhe shkatërrimet e kryera gjatë krimeve të tmerrshme dhe t'i japin fund ndërhyrjes së ashpër në çështjet e brendshme të vendit tonë.”

Ministria e Jashtme e Sirisë, e cila rikujtoi metodat e koalicionit ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit, akuzoi koalicionin për vrasjen e civilëve dhe për shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe kryerjen e krimeve të luftës.



Burimi : Sputnik News