Rrëfimet E Opozitarëve Të Revolucionit Islam (Zahidit, Muhaxhiranit, Beni Sadrit Dhe Surushit) Në Lidhje Me Revolucionin

Publikuar në Mars 17, 2019, 2:14 a.m.

Surushi: Humejni, ishte udhëheqësi më i ditur që ka parë ky vend deri më sot. Askush nuk mund të arrijë deri tek këmba e tij në këndvështrimin e diturisë që nga epoka e hahamenishëve deri më tani. Përse? Sepse ai ishte një jurist i rangut të parë, ai kishte studiuar dhe urtësi dhe filozofi.

“Republika Islame nuk ka asnjë alternativë tjetër serioze dhe të respektuar”. Ky është mendimi i përbashkët i njerëzve të cilët dikur kanë kryer detyra të larmishme në Iran dhe më pas kanë parapëlqyer që të jetojnë si opozitarë në vendet perëndimore.

Këta njerëz të cilët janë mbledhur bashkë në anën tjetër të botës, me qëllim që të luftojnë kundër  Republikës Islame dhe vullnetit të popullit i cili bën të mundur përbërjen e saj, kanë ndasi mendimi dhe në vetë mesin e tyre si pasojë e mijëra shkaqeve. Por më i rëndësishmi i tyre është mungesa e alternativës së Republikës Islame. Kjo gjendje pasqyrohet dhe në fjalimet dhe sqarimet e tyre.

Kur shohim fjalimet e disa opozitarëve të Revolucionit vihet re se ata kanë mosmarrëveshje mbi këto tri çështje: E para është qenia e duarve të pastra të Imam Humejnit dhe Ajetullah Humejnit domethënë të udhëheqësve të Revolucionit, e dyta është shënimi i përparimit në masë të jashtëzakonshme të Iranit në krahasim me epokën përpara Revolucionit, ndërsa e fundit është mospasja e alternativës së këtij rendi dhe gjendje e mjerë dhe e dobët në të cilën gjenden ata të cilët pretendojnë se mund të rrëzojnë regjimin.

Respekti Që Dhëndri I Shah Muhammed Riza Pehleviut Ndjen Ndaj Shërbimeve Të Republikës Islame

Gjatë një fjalimi të mbajtur të dielën e kaluar në televizionin Russia Today (Rusia Sot) me rastin e 40 vjetorit të Republikës Islame, Erdeshir Zahidi, dhëndri i shah Muhammed Riza Pehleviut, i cili ka shërbyer pesë vite si ministri dhe si ambasadori i fundit i pehlevitëve në Amerikë, pasi e cilësoi opozitën iraniane si “tradhtare”, shprehu kështu në lidhje me gjendjen e sotme të Iranit dhe përparimet e shënuara brenda këtyre 40 viteve:

“Irani i ditëve të sotme është i ndryshëm nga ai i 40 viteve më parë. Sot Irani ka rreth 83 milionë banorë. Sot 60% e iranianëve janë të arsimuar. Ata mund të lexojnë dhe të shkruajnë. Ata kanë shkuar në shkollën e parë ose të mesme. 40 milionë nga ata janë njerëz të cilët kanë studiuar në Iran dhe në universitete. Sërish ata kanë studiuar në fusha të ndryshme si dhe janë udhëheqësit e së ardhmes. Në këtë çast ndërsa po flasim 30 milionë nga 83 milionë punojnë. Dikush është mjek, dikush është kryemjek, dikush është profesor në universitet ose bën ndonjë punë tjetër. Dy të tretat e këtyre 30 milionëve janë gra, pra gra të arsimuara. Unë krenohem me këtë gjendje, sepse ky është vendi im dhe këto zhvillime kanë ndodhur në 40 vitet e fundit”.

Zahidi pasi përfundoi numërimin e shërbimeve të bëra të mundura nga Revolucion Islam, i cilësoi opozitarët e Republikës Islame si “tradhtarë” dhe “të korruptuar” të cilët marrin frymë me paratë e shteteve të huaja. Ai me një mënyrë tallëse i pyeti opozitarët iranianë të cilët nuk gëzojnë asnjë mbështetje popullore se “A do të shtini në dorë avionët luftarakë iranianë me trupat ushtarake?”

Gjatë fjalimit të tij ai i cilësoi si “të kota” përpjekjet e Amerikës dhe grupeve opozitare në drejtim të rrëzimit të Republikës Islame Iraniane dhe shtoi se “një mumër i madh i grupeve opozitare kundër regjimit, marrin para nga të huajt dhe punojnë për popujt e tyre”.

Zahidi vijoi si më poshtë: “Shtetet e Bashkuara u janë vënë pas rrëzimit të regjimit dhe njëra nga alternativat e kësaj është dhe Riza Pehleviu. Kjo është një ëndërr e kotë... Sigurisht se ai është si im bir; por unë po iu drejtohem mbarë opozitarëve: “Ku i marrin ata paratë e tyre? Kush i mbështet ata? Sa trupa ushtarake kanë ata së bashku me veten? Epo nuk mund të shkohet kaq lehtë në Iran. Në ditët e sotme Irani ka ushtri, ka polici, ka gjithçka që ne kemi. Si do të shkojnë? Vallë a do t’i çojë ata një avion i veçantë?...”

Zahidi e përfundoi fjalimin e tij duke thënë: “Këto janë thjesht ëndrra të kota, unë nuk i marr si të mirëqena. E them këtë sepse e di se shumica e tyre janë njerëz të korruptuar. Ata marrin para nga të huajt kundër popullit të tyre. Unë i shoh ata si tradhtarë”.

Rrëfimi i Hidhur IMuhaxhiranit

Muhaxhirani i cili është dhe kryetari i disa faqeve të internetit kundër Republikës Islame Iraniane, zyrtari i themelimit të mendimit të grupeve kundër Revolucionit Islam në Londër, rrëfeu dy të vërteta të hidhura në një mbledhje me pyetje dhe përgjigje.

Ataullah Muhaxhirani, i cili duke hedhur poshtë shëmbëllimin e analizave të cilat e krahasonin gjendjen në Egjipt me gjendjen në Iran, në mediat e disa grupeve kundër revolucionare të një universiteti në Angli, në ditët kur protestat popullore në Egjipt ishin në kulmin e tyre, i cilësoi ata si një mashtrim njerëzve në fjalë.

Muhaxhirani i cili ishte ministër i kulturës në qeverinë reformiste (qeveria e Hatemit) dhe i cili mbajti një qëndrim kundër sprovës së vitit 2009 dhe zgjedhjeve popullore, pasi vuri theksin se Republika Islame Iraniane është e pavarur, pohoi se jo vetëm që nuk gjendet asnjë pikë e zezë në jetën e Udhëheqësit të Revolucionit, por nuk gjendet asnjë pikë gri tek ai dhe tek fëmijtë e tij për sa i përket vjedhje ekonomike. Ai shprehu: “Unë e njoh shumë mirë Ajetullah Hamenein. Nënvizoj se jo vetëm që nuk gjendet asnjë pikë e zezë tek dëshmitë ekonomike të tij dhe të afërmve të tij, por nuk është e mundur që të gjendet qoftë një pikë gri e vetme”.

E Kuptoi Dhe Beni Sadri

Beni Sadri presidenti i parë i Republikës Islame Iraniane, i cili u shkarkua si pasojë e tradhtisë së idealeve të popullit dhe i cili u arratis jashtë shtetit, në një mbledhje në të cilën morën pjesë së fundmi, pohoi asipërfaqësinë dhe mungesën e përmbajtjes së opozitarëve jashtë shtetit.

Beni Sadri i cili në këto çaste jeton në Francë, gjatë një fjalimi më datë 9 shkurt 2019 sulmoi ashpër Riza Pehleviun. Në një kohë kur mediat e huaja po mundohen që të krijojnë një opozitë rreth e rrotull Riza Pehleviut ai kumtoi: “I nderuar Riza Pehlevi vallë çfarë dobie përfitoi yt atë dhe yt gjysh nga të huajt që ti shkove dhe u përqafove me ta?”

Beni Sadri, pasi bëri të ditur se opozitarët nuk duhet të mbështeten tek të huajt dhe duke cekur mosshfaqjen e interesit të popullit ndaj tyre tha kështu:

“Shoqëria iraniane duhet ta njohë veten e saj si përgjegjëse e fatit të saj. Kjo e fundit tanimë duhet t’u japë fund kësaj propogande të rremë në formën: “Ju si popull nuk keni asnjë rol, jeni vetëm një mjet në duart e të përzgjedhurve”. Në këtë çast kanë kaluar 40 vite dhe shikoni se cili nga këto grupe politike iu është drejtuar popullit? Të tëra ata ose iu janë drejtuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës ose regjimit; sikur popull të mos jetë. Zotëriu i nderuar pasi shkoi në kongresin amerikan dhe zhvilloi takime me përfaqësuesit demokratë dhe republikanë në lidhje me masat parandaluese që do të merren për të mbështetur popullin iranian. Ju nuk flisni me popullin iranian, ju shkoni dhe flisni me senatorët demokratë dhe republikanë, se çfarë duhet bërë mbi popullin iranian dhe se çfarë duhet bërë në Iran.

Nëse një popull nuk e meriton që të drejtojë veten, vallë përse unë të shkoj e të bëhem lodër e autoritetit të të huajve? Unë duhet të rend pas një populli i cili do ta fitojë meritën. Por sipas meje ai i cili nuk e meriton pavarësinë dhe lirinë nuk është populli i thjeshtë iranian, por ajo pjesë e intelektualëve robër të cilët ua kanë dorëzuar veten e tyre ndaj urdhrave të të huajve”.

Gjithashtu ai nuk la pa përmendur dhe grupin terrorist të Rexheviut të cilit një herë e një kohë i përkiste: “Unë i thashë atij zotërisë (Rexheviut): “Mos shko në Bagdad, ti po shkon dhe po bëhesh mbështetës i paqes”. Ai shkoi dhe Saddami falimentoi, pas tij ata u bënë robër ndaj urdhrave të lloj lloj të huaji. Në duhet të kemi ndjenjën e pavarësisë një qind për qind. Betohem në Allahun se këtë e them në mënyrë të sigurtë: “Jeta kombëtare e Iranit është në rrezik”.

Surushi Rrëfen

Husejn Haxh Ferexhullah Debbagu, i cili ndryshe njihet si Abdulkerim Surushi, ishte udhëheqësi i mendimit i opozitës liberale kundër Republikës Islame. Ai u largua nga Irani vite më parë dhe pasi gjeti strehim në Amerikë nisi të përhapte teoritë e tij. Teoritë e tij të cilat u qortuan ashpër nga ana e dijetarëve dhe të cilat bien ndesh me parimet e qarta të Islamit, u diskutuan shumë në vitet 1990.

Ai në fjalimet e tij të fundit kishte sulmuar pa mëshirë Republikën Islame; por pavarësisht kësaj ai kishte vënë në dukje dhe një të vërtetë të rëndësishme. Ky Revolucion është një e vërtetë e cila u vjen shumë rëndë dhe një shkak për shqetësimin opozitarëve të tij.

Në një fjalim në të cilin ai bënte të njohur Imam Humejnin në Kaliforni (vendi nuk dihet), Surushi e përkujtoi atë si një udhëheqës të pashoq që nga epoka e hahamenishëve deri më sot. Më tej ai numëroi disa veçori të imamit; këto rrëfime të cilat dolën nga goja e Surushit, i cili vë në pyetje shiizmin nga Kur’ani dhe profetësia dhe deri tek teoria e “uelajetu’l-fakihit” (kujdestarisë së juristit) ishin me të vërtetë mbresëlënëse. Ai shprehu:

“Nëse tani do t’iu propozojnë që të zgjidhni mes shahut dhe zoti Humejnit cilin do të zgjidhnit? Le të themi se ju nuk keni mundësi tjetër zgjedhjeje dhe do të zgjidhni ose shahun ose zoti Humejnin. Unë do të zgjidhja Humejnin një qind për qind.

Sepse zotëri Humejni është udhëheqësi më popullor i cili ka dalë në historinë iraniane deri më tani. Për këtë mjafton që të shihni se si u prit kur erdhi dhe se si u përcoll kur ndërroi jetë. Ne nuk kemi parë asnjë udhëheqës tjetër i cili ka zënë kaq shumë vend në zemrën e popullit në historinë e Iranit. Jo shahu, por as i ati i shahut nuk mund ta shohë në ëndërr një mbështetje të tillë mbarë popullore.

Sidoqoftë populli kishte parë diçka dhe kishte treguar dashuri. Si pasojë e shikimit të diçkaje në të ata kishin treguan besnikëri ndaj një udhëheqësi të dashur. Humejni, ishte udhëheqësi më i ditur që ka parë ky vend deri më sot. Askush nuk mund të arrijë deri tek këmba e tij në këndvështrimin e diturisë që nga epoka e hahamenishëve deri më tani. Përse? Sepse ai ishte një jurist i rangut të parë, ai kishte studiuar dhe urtësi dhe filozofi.

Por çfarë ishte shahu përpara zotit Humejni? Ai ishte një i ri 20 vjeç i cili erdhi nga Zvicra dhe u bë padshahu i Iranit. Pasiu bë padishah ai nuk pa më me sy as shkollë, as mësim asgjë. Më parë ai kishte thjesht një diplomë të shkollës së mesme... Le të themi sikur e kishte, seps të paktën unë nuk e di. Ai nuk kishte dituri. Shumë mirë por a kishin ndrsyhim padishahët e tjerë përpara tij? Këtë e shkruan historia, ata nuk dinin as lexim e shkrim. Lagësia mes tyre është aq e madhe sa nuk ka nevojë që të sjell si argument historinë. Jo vetëm ata iranianë, por shkoni dhe tek mbretërit anglezë dhe francezë. Ata nuk ishin njerëz të mendimit, shkencës dhe diturisë.

Në historinë tonë zoti Humejni, me të vërtetë është një njëri i pashoq në postin e qeverisjes. Ai nuk ka asnjë njollë papastërtie në të shkuarën e tij, ai as nuk hëngri pasurinë e populit, as nuk vrau njeri dhe as nuk shkeli të drejtën e askujt, ai nuk bëri asnjërën nga këto. Ai ishte një njeri shumë guximtar, në historinë tonë ka pak njerëz guximtarë. Ne kishim njerëz tiranë; por guximi është një virtyt moral. Kjo është diçka tjetër nga qenia e tepërt e fuqisë suaj. Shah Nadiri ishte një njeri tiran. Por guximi është diçka tjetër. Askush nuk kishte guxim që të fliste në atmosferën mbytëse të epokës së shahut. Megjithatë doli dhe bërtiti një njeri nga qyteti i Kumit. Ai doli kundër qeverisjes së shahut. Ai thoshte unë e përgatita gjoksin tim kundër bajonetave tuaja. Vallë çfarë lloj guximi kërkon kjo?”



Burimi : Medya Şafak