Arabët pa Islamin nuk vlejnë as sa krahu i mushkonjës

nga Edhem Sherkavi | Publikuar në Mars 17, 2019, 1:58 a.m.

Në ditën e sotme, me 16 mars të vitit 1406 ka vdekur Ibn Halduni, njëri nga sociologët më të shquar të historisë së njerëzimit. Disa e kritikojnë atë për thënien e tij të njohur” Arabët pa Islamin nuk vlejnë as sa krahu i mushkonjës”.Sa  përket mua, betohem në Allahun se nuk kam lexuar të vërtetën më të madhe për Arabët në jetën time, kur e  kam lexuar Mukadimën e Ibn Haldunit.

Ibn Halduni ishte shumë inteligjent dhe i mprehtë, në disa gjëra ka parë atë që shumë të tjerë nuk kanë mundur të shohin. Për shembull, ai në kryeveprën e tij Mukadima ka shkruar përveç tjerash:” Arabët kanë ngrënë mishin e devesë, dhe nga devetë kanë fituar vrazhdësinë dhe  xhelozinë, Turqit kanë ngrënë mishin e kalit, dhe nga kali kanë fituar ashpërsinë dhe fuqinë, frengët(evropianët) kanë ngrënë mishin e derrit, dhe nga derri kanë fituar mungesën e xhelozisë, Afrikanët (zezakët) kanë ngrënë mishin e majmunëve, dhe nga majmunët kanë fituar dashurinë ndaj valles dhe muzikës”.

Ibn Halduni nuk ka pas dukurinë e qartë vetëm për realitetin në të cilin ka jetuar, më duket se ai ka arrit shkallën e gjenialitetit dhe se Allahu ia ka dhuruar mprehtësinë e cila i ka ndihmuar të shoh shumë më larg  nga situata aktuale në të cilin ka jetuar. Ashtu që ai duke përshkruar gjendjen e shteteve në fazën e tyre të shkatërrimit dhe kolapsit të plotë, thotë:” Kur shtetet(popujt) shkatërrohen në të paraqiten shumë astrolog, lypës, hipokrit, të mençmit, shkrimtar, rrëfyes, këngëtar, poet, përtacë, falltar, mburravec, persona të cilët profetizojnë fatin duke shikuar në duar si dhe oportunist. Në shtete (popujt) të tillë zhduken vlerësimet, udhëheqjet, e vërteta përzihet dhe identifikohet me gënjeshtrën, ndërsa xhihadi me vrasjet. Kur shtetet fillojnë të shkatërrohen në të mbizotëron terrori, njerëzit merren me ndarje sektare, paraqiten mrekullitë dhe përhapen thashethemet. Miku bëhet armik ndërsa armiku bëhet mik, ndërsa zëri i gënjeshtrës dominon mbi zërin e të vërtetës dhe se njerëzit akuzohen ndërmjet veti si  dhe cytin njëri tjetrin....”.

Me këtë gjenialitet dhe largpamësi  Ibn Halduni si duket ka shkruar  jo për kohën në të cilin ka jetuar, por për kohën tonë në të cilin jetojmë. Është e dukshme se disa njerëz shohin gjërat me dritën e Zotit, me sa dukej Ibn Halduni ishte njëri nga ata.



Burimi : SAFF